Anabel > Showbiz dhe TV

Çun me fat: Ideja e reperit për femrën seksi...fiks e dashura e tij!

Kjo shpjegon pse janë kaq të dashuruar.

Nëse ende s’keni dëgjuar për Buta- me siguri jetoni poshtë gurit, sepse reperi nga Kosova është në gojët e të gjithëve ditët e fundit, me plot kuptimin e fjalës. Pas bashkëpunimit me Ledrin në këngën “Mbi re”, rimat e djalit me tatuazhe të bukura zor se mund të shqiten nga mendja.

Por mos u entuziasmoni shumë se bukuroshi jo vetëm që është lumturisht i lidhur, por ne të gjithë e njohim vajzën që i ka rrëmbyer zemrën: këngëtarja kosovare, Edona Vatoci, që është bërë e njohur gjatë pjesëmarrjes në The Voice of Albania.

Dhe shkojnë kaq shumë! Madje Edona është fiks imazhi që reperi ka në kokë i vajzës seksi. “Një vajzë e hollë, e bukur, që vishet mirë,” ka shprehur Buta preferencat e tij në intervistën 60-sekondëshe për ‘Prive’ dhe siç duket ka gjetur gjithçka kërkon tek Edona.

Të dy thuhet se janë shumë të dashuruar, madje kanë bërë dhe tatuazh bashkë. Buta ka stampuar në gjoks figurën e një alieni, ndërsa Edona një anije kozmike. Kjo është dashuri e vërtetë!

Artikuj të ngjashëm