Anabel > Showbiz dhe TV

U nda apo jo? Çiljeta 'nxjerr kthetrat' për Albanin dhe Fernandon

Koha për të marrë masa.

Prej disa kohësh Çiljeta thuhet se është ndarë nga portieri i ‘Partizanit’, Alban Hoxha. Shkak për qarkullimin e fjalëve të tilla është bërë mungesa e fotove bashkë në rrjete sociale, megjithëse të dy kanë dashur ta ruajnë sa më larg syrit të publikut lidhjen e tyre qysh prej fillimit.

Përpos dëshirës së mirë të të dyve për të ruajtur marrëdhënien e tyre private, nuk i kanë shpëtuar dot lajmeve në portale apo fotove të shkrepura ‘pa mendje’ dhe të gjitha këto janë bërë shkak që sot Çiljeta të mos tolerojë më asgjë të ngjashme.

“Nuk kam ndërmend të mbush portalet duke dhënë deklarata përsa i përket historisë sonë të dashurisë, tregon këngëtarja për ‘Who’ e pyetur rreth lajmit të ndarjes.

“Por duke marrë shkas nga çfarë është shkruar sot dhe gjithë këtë vit në lidhje me mua, pa më kontaktuar asnjëherë personalisht, kam vendosur t’i ndjek në rrugë ligjore të gjithë ata që kanë shpikur, që të zënë mend një herë e mirë. Për shumë e shumë lajme të rreme që kanë bërë për jetën time, duke përfshirë këtu edhe djalin tim, me lajme të pavërteta dhe abuzime”, – përfundoi ajo.

Çiljeta nuk është i pari personazh publik që revoltohet me mediat për lajme të pavërteta. Pak kohë më parë Armina Mevlani tha publikisht se do të hidhte në gjyq një gazetare që kishte ‘tjetërsuar’ deklaratën e saj, por tani çdo gjë është mbyllur, dhe të njëjtin reagim pati Rezarta Shkurta pas vendimit të dënimit të Ermal Hoxhës.

Artikuj të ngjashëm