Një grua që pretendon se është përdhunuar në koncertin e Drake dhe Future një vit më parë ka hedhur në gjyq reperët për 25 milion dollarë, pasi ‘neglizhenca e tyre solli sulmin ndaj saj’.
Sipas padisë së ngritur në fillim të kësaj jave, gruaja e identifikuar si Jane Doe është thirrur nga një i panjohur gjatë koncertit, i prezantuar si pjesë e stafit të arenës Bridgestone, që i ofroi t’i mundësonte një takim me këngëtarët në prapaskenë.
Ajo e ndoqi të panjohurin, që më vonë u indetifikua si Leavy Johnson, por sapo mbërritën në prapaskenë u shty me dhunë në tokë, i theu celularin dhe i shkaktoi një sërë dëmesh të rënda fizike dhe psikologjike.
Sipas viktimës së përdhunimit arena, kompanitë e përfshira në realizimin e koncertit, kompania përgjegjëse për sigurinë dhe vetë reperët duhet ta dinin që punësimi i Johnson ishte një rrezik shumë i madh për të tjerët. Ndaj tani duhet dëmshpërblyer me 25 milion dollarë, plus kostot e gjyqit.
Burimi: People