Anabel > Showbiz Albania

20 vite më parë, Blendi Fevziu dhe partnerja e tij ishin një skuadër!

Shumë pak ka ndryshuar nga ajo kohë.

Në kuadër të 20-vjetorit të transmetimit të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu prej ca kohësh tashmë ka nisur të ndajë me ndjekësit në Instagram momentet dhe të ftuarit më pikantë që ka patur ndër vite.

Një moment shumë i rëndësishëm për të është dhe ai i ardhjes së Sali Berishës për herë të parë në emision, në 20 nëntor të 1998-ës, por të gjithë ndjekësve të gazetarit në Instagram i ka tërhequr vëmendjen Inesi, parterja e Blendit, gjithashtu e pranishme në foto.

 

20 Nentor 1998. Ardhja e pare e Sali Berishes ne Tv Klan. #20vjetopinion Takimi ne 7 Shtator.

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu) on

Shumë e buzëqeshur, Inesi që aktualisht punon në agjensi turistike, duket po aq e emocionuar sa Blendi për sukseset e tij. E veshur me një pallto ngjyrë deveje, zor se mund të thuash se ka ndryshuar, madje ka ruajtur të njëjtin model flokësh, Blendi nga ana tjetër ka qenë më i mbushur dhe sigurisht ka patur një kokë me flokë.

Vetë Blendi ka treguar se ai ruan një marrëdhënie shumë të mirë me nënën e dy fëmijëve të tij, me të cilën përpiqet të kalojë të gjithë kohën gjatë së cilës nuk është i angazhuar me punë.

Artikuj të ngjashëm