Metropolitan > Celebrity

E kundërta e Beyonce-së: E motra poston foton me fytyrën gjithë gunga!

Instagram: Photo Courtesy of @saintrecords

Solange Knowles ka stilin e saj dhe s’ka përse t’i përshtatet përsosurisë së Instagram-it.

Artistja postoi një foto që është krejt e kundërta e fotove perfekte, me veshjen, flokët dhe grimin perfekt të shumicës së artisteve të njohura në Instagram, përfshirë motrën e saj Beyonce, që e ka pranuar vetë se perfeksioni është qëllimi i saj.

Wikimedia Commons

Fotoja e Solange është shkrepur nga paparacët, pa efekte të caktuara drite apo në këndin e duhur të fytyrës. Fytyrën e ka të mbuluar me gunga dhe njolla të kuqe, të shkaktuara nga pickimet e mushkonjave.

“Selfie im i preferuar, dhe ai që i qëndron më shumë besnik vetes sime”, shkruan ajo në Instagram.

 

my favorite (and most true to myself) selfie 🌹🌹🌹 lol

A post shared by Solange (@saintrecords) on

Më tej, postoi një tjetër foto të vetes kur ishte fëmijë, me flokët të bërë gërsheta të vegjël, duke parë ngultas kameran.

“Fotoja ime tjetër e preferuar (dhe besnike e vetes)”

 

my other favorite (and most true to myself) selfie ❤️

A post shared by Solange (@saintrecords) on

Solange njihet për stilin e saj të veçantë si në veshje, ashtu edhe në muzikë. Ndonëse ka fituar shumë çmime të rëndësishme si këngëtare, nuk synon të ketë hite ndërkombëtare, pasi preferon të jetë vetvetja e të mos i përshtatet shijes së masës.

Instagram: Photo Courtesy of @saintrecords

Artikuj të ngjashëm

. .