Lifestyle > Social Buzz

Mrekullia e parukieres me vajzën në depresion: Për 13 orë i riktheu veten

Një parukiere në Iowa u dëshpërua pasi një kliente 16-vjeçare i kërkoi t’ia priste të gjitha flokët. Prej ca kohësh, vajza vuante depresionin dhe ndihej e paaftë qoftë edhe për t’i krehur. Rrinte tërë ditën në dhomë dhe dilte vetëm për të shkuar në tualet.

Por tani do të rifillojë shkolla dhe i duhej të rregullohej për të bërë foton e vitit. Pas 13 orësh punë me flokët e saj, sepse nuk donte t’ia priste, parukierja Kayley Olsson ia doli ta bënte të ndihej vetvetja, sadopak të zgjasë.

Postimi i parukieres në Facebook ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra mijëra njerëzve që e kanë shpërndarë, pëlqyer dhe kanë komentuar.

 “Sot pata një prej përvojave më të vështira me klienten time, që do t’i ruaj anonimitetin. Më erdhi një vajzë 16-vjeçare, e cila po vuan depresionin e thellë tashmë prej ca vitesh. Arriti deri në atë pikë sa ndihej aq bosh dhe aq e pavlerë, sa nuk krihte dot as flokët e vet; më tha se ngrihej nga krevati vetëm për të përdorur tualetin. Për pak javë rinis shkollën, por sot do të bëjë fotot e librit  të shkollës.

Kur hyri, na tha t’ia prisnim fare, sepse nuk e përballonte dot dhembjen kur i kreh dhe e quajti veten të padobishme prej kësaj. Sinqerisht, m’u thye zemra dhe u përpoqëm sa kishim mundësi që të mos ia prisnim flokët kësaj fëmije! Në fund të ditës, dua që ky të bëhet një leksion për njerëzit.

Shëndeti mendor është tepër i rëndësishëm, prek njerëz nga e gjithë bota dhe në të gjitha moshat! Prindër, merreni seriozisht, mos u përpiqni t’i detyroni fëmijët të kalojnë diçka që s’munden ta kalojnë! Një fëmijë s’duhet kurrë të ndihet aq i pavlerë, sa të mos dojë të krehë as flokët e vet.

Pas 8 orësh punë dje dhe 5 orësh punë sot, më në fund e bëmë këtë vajzë të bukur të qeshë dhe të ndjejë se ajo vlen! Fjalët e fundit që më tha, ishin:

“Unë do të qesh për fotot e shkollës sot, më bëre të ndihem prapë vetja”

Artikuj të ngjashëm