Fashion > Anabel Picks

Trendy edhe në plazh? 10 modelet e orëve që po bëjnë namin këtë verë

 

Sa i dhimbshëm është momenti kur jeni në plazh dhe orën tuaj duhet ta linin dhomë ose në çantë, sepse një orë e bërë për t’u dukur bukur në qytet nuk reziston dhe aq mirë në det.

Së pari, orët e plazhit duhet të jenë të papërshkueshme nga gërvishtjet që mund të ndodhin nga rëra. Së dyti, ato duhet të jenë rezistente ndaj ujit në një shkallë të arsyeshme dhe së treti, ato duhet të duken bukur me rrobat e plazhit.

Kjo është një përzgjedhje e disa prej orëve më trendy të sezonit, të cilat mund t’i mbani në dorë pa frikë .

G-Shock është ndër kompanitë lider për orët rezistente, funksionale dhe me një dizenjim unik. Kjo ngjyrë e bardhë do duket fantastike në contrast me lëkurën e bronztë të plazhit.E gjeni ekskluzivisht në Verde Watches.

Baby G është një model më I vogël I orëve klasike G-Shock. Megjithëatë I ka funksionet bazë të kësaj marke, është rezistente ndaj ujit dhe goditjeve, tregon orën në dy vënde, ka alarm, matës kohe dhe dritë led. Këtë model e gjeni në Verde Watches.

G-Shock në ngjyrën turkeze do I tërheqë gjithë sytë mbi ju! Për më tepër ju do të dashuroheni me gjithë opsionet që kjo orë ka.

Orët Guess kanë një dizenjim më klasik. Megjithëatë, rripi është plastik dhe ora është rezistente ndaj ujit dhe faktorëve të ambientit. Këtë model e gjeni në Verde Watches.

Baby G në ngjyrën rozë të ndezur është ora më femërore për këtë sezon plazhi. E gjeni ekskluzivisht në Verde Watches.

Kjo orë metalike përmban gjithë opsionet që përmëndëm më lartë dhe më shumë! Nuk është perfekte vetëm për plazh por edhe për në qytet, pasi ka një pamje më serioze dhe mund të vishet me çdo gjë.

Tissot Sea Touch është krijuar specifikisht për detin, megjithëse pamja e saj moderne e bën këtë orë perfekte për çdo sezon. Kjo orë ka një manual të vetin prandaj përgatituni të mahniteni nga funksionet e saj. Modelin në foto e gjeni në Verde Watches.

Kjo orë nga Guess është perfekte për ju që nuk guxoni shumë me ngjyrat. E gjeni në Verde Watches.

Tissot Sea Star është krijuar për tu përshtatur me shpirtin tuaj aventurier, si në tokë dhe në det. E gjeni në Verde Watches.

Ky model është një dashuri e vërtetë! Rripi është plastik por ka shkëlqim metalik. Modeli është uniseks, pra mund të mbahet dhe nga femrat dhe nga meshkujt. E gjeni në këtë ngjyrë dhe në vishnje, vetëm në Verde Watches.

Artikuj të ngjashëm