Metropolitan > Art & Libra

Libri i preferuar i shqiptarëve nuk është aspak...surprizues!

Nëse e keni vrarë mendjen ndonjëherë cili është libri i preferuar i çdo shteti në botë, jemi këtu për t’iu ndihmuar.

Nëse e keni vrarë mendjen ndonjëherë cili është libri i preferuar i çdo shteti në botë, jemi këtu për t’iu ndihmuar. Backforward24, një faqe webi, bëri të mundur një hartë botërore, ku mbi çdo shtet, ndodhet kopertina e librit më të preferuar në vend.

Pas tre a katër zmadhimesh, mundëm të shohim cili është libri i preferuar në Shqipëri. Ta da! Është “Gjenerali i ushtrisë së vdekur,” nga Ismail Kadare. Kur sheh pjesën tjetër të hartës, kupton që kjo është diçka e zakontë në të gjithë shtetet. Librat e preferuar vijnë nga autorët më të dashur të vendit.

Në Rusi, për shembull, libri më i preferuar është “Lufta dhe paqja,” e Leon Tolstoit, në Angli “Krenari dhe Paragjykim” e Jane Austen. Amerika zgjodhi “Të vrasësh zogun përqeshës” nga Harper Lee, ndërsa Franca “Të mjerët” e Hygoit. Në të njëjtën linjë, libri i preferuar i fqinjëve grekë është Iliada.

Artikuj të ngjashëm