Moda > Anabel Picks

Çizmet e vjeshtës janë aq të larta, sa për pak mund t’i quajmë pantallona

Kur çdo gjë në industri, bluzat, fustanet, shapkat, janë të ekzagjeruara dhe pompoze, çfarë ndodh me çizmet? Edhe çizmet janë të ekzagjeruara dhe pompoze.

Trendi i çizmeve u prezantua për herë të parë pas shumë kohës vjeshtën e kaluar. Që atëherë, duket se s’ka të ndalur. Kur çdo gjë në industri, bluzat, fustanet, shapkat, janë të ekzagjeruara dhe pompoze, çfarë ndodh me çizmet? Edhe çizmet janë të ekzagjeruara dhe pompoze.

Duke mos iu larguar trendit të çizmes së gjatë, dizenjatorët filluan të prodhojnë modele me motive, ngjyra elektrizuese, gjatësi marramendëse dhe mikrotaka. Trend ose jo, këto çizme janë për guximtarët.

Artikuj të ngjashëm