Beauty > Lëkura

Thembrat e ashpra s’janë më problem: Ja metoda që ju ha vetëm pak minuta

Sado të bukura të jenë sandalet, kur sheh si të janë katandisur këmbët nga plazhi, rrugët e Tiranës, apo ato atletet e parehatshme që vdes t’i veshësh, sikur të del nga qejfi ideja e këpucëve të hapura. Thembra të ashpra, madje gati për plasaritje, rërë dhe papastërti në rrudhat e lëkurës, rrjepje. Është një katrahurë e vërtetë.

Ka një zgjidhje të thjeshtë ama. Kërkon vetëm sende që i keni vërdallë nëpër shtëpi dhe pak kohë. Gjysmë gote uthull e bardhë dhe gjysmë gote solucion shpëlarës për gojën. Miksojini në një enë dhe zhytni këmbët. Pas 15 minutash, shpëlajini me ujë të vakët dhe voila. E mira e të mirave do të ishte të hidratonit çdo natë para gjumit ose ndonjë scrub tek tuk. Sidoqoftë, metodën e mësipërme bëjeni një herë në jave dhe vishni sa sandale të doni.

Artikuj të ngjashëm

. .