Relationships > Dating

Mendoni për të ardhmen: 4 gjëra që duhet t’i thoni të dashurit urgjentisht

 

Kur jemi të rinj, takimet dhe të dalat janë gjëja më e thjeshtë në botë. Shkoni nëpër bare, pini alkool sa t’iu mbajë stomaku, bëni qejf sa lodheni. Dhe e gjithë kjo s’është aq serioze. E di që sot ndahesh, nesër njeh dikë tjetër.

Po kur u afrohesh të tridhjetave, lidhjet bëhen me intime. Domosdo, duhet të mendosh për një të ardhme më të largët. Për t’u siguruar se marrëdhënia juaj nuk do të kriset nga hiçi, ja katër gjërat që duhet t’i thoni të dashurit për sa kohë jeni të rinj.

Familja jote është një katrahurë
Jini të hapur në lidhje me familjen tuaj. Qoftë një mama shumë xheloze, baba protektiv dhe nevrik apo një vëlla problematik. Këto gjëra nuk mund të fshihen përjetë dhe as të mbahen sekret. Me kalimin e kohës, nëse gjërat mes jush bëhen serioze, do t’i duhet t’i takojë familjarët e tu. Sa më pak surpriza, aq më mirë.
Gjithë operacionet që ke bërë
Thuaja me gojën plot dhe pa turp: “Shpirt, unë bëj buzët çdo dy muaj,” ose “Kam rregulluar hundën kur isha 18 vjeç,” ose “Mendoj çdo ditë për të zmadhuar gjoksin.” S’ka asnjë arsye për t’i fshehur të tilla gjëra apo qëndrimin tuaj ndaj kirurgjisë plastike. Edhe nëse jeni kategorikisht kundër, fliteni me të. Një marrëdhënie ku bisedohet, është një marrëdhënie që funksionon.
Fiksimin e pashëndetshëm me seriale të tmerrshme
Pa frikë gjykimi, filmat dhe serialet që keni frikë t’ua përmendni të tjerëve, përmendjani të dashurit. Madje ftojeni t’i shohë me ju. Shihni Keeping Up With the Kardashians apo gjithë filmat limonatë të botës, kjo s’ka rëndësi. Rëndësi ka që ai t’ju mbështesë.
Si e ke mendjen për ca bebusha
Nëse s’doni fëmijë tani apo në të ardhmen, ky është një aspekt jetësor për marrëdhënien tuaj. Mundësisht të diskutohet sa më herët dhe sa më haptasi. Kështu shmangni lëndimin e të dyja palëve dhe s’harxhoni kohë duke u përfshirë emocionalisht.

Artikuj të ngjashëm