Metropolitan > High Tech

iPhone i preferuar i publikut s’do të prodhohet më: Thuajini "Ciao" rozës

U fol për parametrat dhe si do të duket celulari më i famshëm brenda dhe jashtë, po shumë e neglizhuan një detaj të rëndësishëm.

 

Prej kohësh flitet për dizajnin e iPhone 8 dhe më në fund kemi informacion në lidhje me ngjyrat. U fol për parametrat dhe si do të duket celulari më i famshëm brenda dhe jashtë, po shumë e neglizhuan këtë detaj të rëndësishëm.

Prototipet e reja vijnë në tre ngjyra, e bardhë, e zezë dhe bronz i artë ose thjesht bronz. Është një ngjyrë e re që i shtohet familjes së iPhone-ve, vetëm se me një hile. S’ka më rozë apo rozë gold.

Duke marrë parasysh se nuanca rozë ishte më e shitura dhe më e preferuara, kjo është një lëvizje e çuditshme nga Apple. Mbetet akoma për të parë në lançimin zyrtar pamjen e iPhone 8-s, po deri atëherë mund të themi se roza nuk do të kthehet.

Burimi: Elle UK

 

Artikuj të ngjashëm