Si jetojmë > Udhetim

Brodhi botën pa një biletë të vetme avioni: Udhëtari tregon sekretet e tij

Poloni

Një udhëtar ka vizituar më shumë se 50 shtete në tre vitet e kaluara dhe s’ka blerë asnjë biletë të vetme avioni. Ai tregon dhe këshillon të tjerët që duan të bëjnë të njëjtën gjë, me shpresën se do të ndjekin shembullin e tij, për përvoja mbresëlënëse.

Indonezi

Pasi u frymëzua nga një emision me udhëtime që shfaqej në televizionet australiane, Ty Dalitz nisi odisenë e tij në 2009-n, pasi përfundoi universitetin. “Bleva një rulotë dhe udhëtova gjithë Australinë. Supozohej të zgjaste gjashtë muaj dhe përfundoi duke zgjatur 3 vjet. Kur përfundoi, isha i fiksuar me stilin e jetesës dhe s’më mbante vendi. Nuk jam i sigurt në ç’moment vendosa të mos fluturoja askund, thjesht ndodhi. Di që doja diçka sfiduese dhe aventureske, jo pushime,” tha Ty.

Venecia

Sfida ambicioze e solli Ty në 47 shtete të ndryshme. Ai ka udhëtuar nga Australia përmes Azisë Juglindore në Kinë, Mongoli, Rusi dhe Europë. “Kalova pak kohë në Europën Lindore, udhëtova me makina të rastit sipër Harkut Arktik për të mbërritur në Finlandë dhe vizitova çdo vend nga aty e deri në Turqi. Më pas, shpenzova disa ditë në Itali, Francë dhe Spanjë, para se të mbërrija në Londër.” Nga aty, Ty gjeti një anije që nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe iu bashkua ekuipazhit.

Ukrainë

Duke lundruar përmes kanalit të Panamasë, Ty arriti në brigjet perëndimore të Paqësorit, vizitoi Meksikën dhe zbarkoi në San Diego. Ty kaloi gjashtë muaj e gjysmë në atë anije dhe udhëtoi për thuajse 15,000 milje ujore.

Kinë

Duke mos fluturuar kund, mënyra e veçantë e të udhëtuarit bëri që Ty të mbledhë eksperienca të paharrueshme. “Mësova se bota është plot me mundësi për të gjithë ata që kanë guximin t’i eksplorojnë.”

Cappadocia

Burimi: Lonely Planet

Artikuj të ngjashëm

. .