Çfarë po ndodh rreth nesh > Shqipëria

Jetoi derisa lindi fëmijën: Çfarë ndodhi në maternitetin e Vlorës

Foto Ilustruese
Public Domain Pictures

Një 35-vjeçare humbi sot jetën në maternitetin e Vlorës, pasi solli në jetë fëmijën. Fëmija është në gjendje të mirë, por mamaja kaloi një komplikacion të cilin nuk e përballoi dot.

Ajo po bënte lindje natyrale por, me të nxjerrë fëmijën, një shqetësim i papritur bëri që mjekët ta çonin menjëherë në reanimacion, ku nuk arriti të mbijetonte. 

Ngjarja ndodhi para orës 18:00, kur spitali lajmëroi policinë rajonale. Nuk ka akoma një shkak të përcaktuar, megjithatë prokuroria dyshon se mund të ketë qenë pakujdesia e mjekëve ajo që solli vdekjen e saj.

Burimi: "Panorama"

Artikuj të ngjashëm