Metropolitan > Kinema & TV

Të gjitha mund të ndodhin: Libri i preferuar i të gjithëve bëhet film

“Ky film jo vetëm që do të gëzojë fansat në gjithë botën, por edhe do të ndikojë mbi miliona njerëz që nuk e njohin librin."

Katie Holmes nuk është zhdukur nga bota e kinematografisë. Projekti i saj i radhës nuk është më sekret. Covert Media njoftoi se Holmes do të jetë në krye të adaptimit të “The Secret”.

Regjia është lënë në dorë të Andy Tennent dhe do të shfaqë historinë e një vejushe që punëson një punëtor për t’i rregulluar shtëpinë në të cilën ajo jeton me tre fëmijët  e saj. Familja lidhet emocionalisht me punëtorin dhe me kalimin e minutazhit, kuptohet se ai ka një lidhje sekrete me vejushën.

“Jam shumë e lumtur që versioni film i "The Secret" po bëhet realitet,” tha autorja Byrne. “Ky film jo vetëm që do të gëzojë fansat e "The Secret" në gjithë botën, por edhe do të ndikojë mbi miliona njerëz që nuk e njohin librin. "The Secret" ndryshoi jetët e shumë njerëzve dhe ky film do të vazhdojë të njëjtën traditë.”

Skenarin e filmit do ta shkruajë Bekah Brunstetter, e cila punoi me This Is Us. Që nga publikimi i parë i "The Secret", libri ka shitur 30 milion kopje në gjithë botën dhe ishte libri më i shitur për 190 javë në New York times.

Data e publikimit, aktorët e tjerë dhe kur do të ndodhë produksioni, janë detaje të papublikuara ende.

Burimi: Entertainment Weekly

Artikuj të ngjashëm

. .