Beauty > Parfume

Tani e përgjithmonë: 10 parfumet që duhet t’i keni patjetër

Parfumet ikonikë të të gjitha kohërave, që s’kanë dalë e s’do të dalin kurrë nga moda.

Në ditët e sotme, tregu është i tejmbushur me parfume dhe aroma. Fragranca të reja dalin çdo ditë dhe konfuzioni për të zgjedhur sa vjen e rritet. Për t’ju lehtësuar zgjedhjen ekzistojnë 10 parfume të pakohë. Edhe pse janë krijuar dekada më parë, janë ende të freskët dhe klasikë njëherësh.

Chanel No 5
Quhet aroma e “tani e përgjithmonë”. Chanel No 5 është i sofistikuar e i pakohë. Është parfumi i parë që doli në treg dhe është më i famshmi. Aromat e luleve japin ndjesi femërore e të rafinuar. Nëse është i rëndë për shijet tuaja, provoni versionin e lehtë, Chanel No 5 L’Eau.
Estée Lauder Youth Dew
Aroma e fortë, ndjellëse doli në treg në 1953 dhe konsiderohet një nga parfumet më sensualë të të gjitha kohërave. Notat e larta të parfumit janë trëndafil dhe livando ndërsa të poshtmet vijnë në erëza dhe drunore. Pasi zë vend në lëkurë, parfumi vjen aromë myshku dhe paçuli.
Hermès Calèche
Duke marrë parasysh se është parfumi i parë që Hermès nxorri në treg, nuk është çudi që dashurohet ende nga gjithë përdoruesit. Kjo aromë e freskët përfshin tone nga qitroja, ylang-ylang u dhe trëndafili. Në notat e fundme ndihet lulja e irisit. Parfumi njihet për rezistencën dhe një e spërkatur në mëngjes iu zgjat gjithë ditën.
Angel by Thierry Mugler
Prej 25 vitesh parfumi me nuanca vaniljeje ka qenë i preferuari i grave anembanë botës. Është një miksim unik mes të ëmblës dhe erëzave. Ka nota karameli, mjalti dhe vaniljeje që zhvillohen në arrë, dru dhe përfundojnë në pipër.
Chanel Coco
Nxjerrë në treg në 1984-n, Coco nga Chanel, një parfum që mori emrin nofkës së Gabrielle Chanel, simbolizon shpirtin e saj misterioz. Coco nga Chanel është një parfum oriental, me nuanca të erëzave. Nis me koriandër, mandarinë, jasemin dhe trëndafil bullgar. Nota të cilat zhvillohen në lule mimoze dhe karafil.
Creed Fanatsia de Fleurs
Datuar në vitet 1800, Fantasia de Fleurs është një ndër parfumet më të vjetra. U ideua posaçërisht për Perandoren austro-hungareze Elisabeth. Është një parfum i fortë me vetëm katër përbërës: bergamot, trëndafil bullgar, iris dhe ambergris.
Tom Ford Black Orchid
Parfumi më i ri në listë, krijuar në 2006-n, është një fragrancë moderne dhe e pakohë njëherazi. Kjo vihet re edhe nga shishja elegante, e zezë dhe prej xhami. Një sprucim do të bëjë të vini aromë jasemini francez dhe tartufi, të cilat shndërrohen në paçul dhe dru balsamik. Në fund, përfshiheni nga aroma vaniljeje dhe çokollate të zezë.
Yves Saint Laurent Opium
Prezantuar në 1977, Opium nga Yves Saint Laurent është një aromë ekzotike dhe joshëse. Aromat frutore të mandarinës dhe kumbullave, karafilit dhe koriandrës karakterizojnë këtë parfum. Duke i dhënë një prekje femërore, notat e mesit janë zambakë uji dhe trëndafil. Balancohen në fund nga aroma e mirrës balsamike.
Christian Dior Miss Dior
Aroma romantike nga Dior është në treg që prej vitit 1947. Shishja me fjongon metalike mbart parfumin që nis me aroma portokalli, vazhdon në vaj neroli dhe trëndafili, e përmbyllet me një buqetë lulesh pranverore. Bashkë me parfumin, mund të merrni edhe produkte të tjera si krem trupi apo spruco për flokët.
Guerlain Shalimar
Parfumi i parë oriental krijuar nga Shalimar në 1925. Ky parfum ikonik u frymëzua nga historia e dashurisë së Perandorit dhe një Princeshe në Indinë e largët. Është një aromë e ëmbël sensuale që nis me bergamot dhe shpërhapet në lule si jasemini dhe trëndafili. Përmbyllet me vanilje dhe fara tonka.

Burimi: Vogue

Artikuj të ngjashëm

. .