Sigurisht që secilin e tërheqin gjëra të ndryshme. Sigurisht që nocioni i “trupit ideal” nuk është aspak realist. Por sipas “The Telegraph”, ka disa veçori të fizikut që konsiderohen universalisht tërheqëse. Shkencëtarët zviceranë kanë zbuluar se njeriu ka vërtet mbetje të evolucionit, përshembull: tërhiqemi nga kofshët e plota sepse në pavetëdije i lidhim ato me aftësinë për të mbartur fëmijë.
Këto janë disa nga cilësitë fizike që konsiderohen tërheqëse nga pjesa dërrmuese e njerëzve:
Forma e trupit: Kur vjen fjala tek forma e trupit, sikurse përmendëm më sipër vlerësohen tipare që tregojnë shëndet të mirë për të mbajtur një fëmijë. Gratë me vithe më të gjera se beli konsiderohen më tërheqëse kurse burrat me kockë të fortë dhe nofull të gjerë shikohen si më joshës.
Ngjyra e flokëve: Një studim i publikuar në Revistën Skandiave të Psikologjisë zbuloi se brunet konsiderohen përgjithësisht si më tërheqëse
por floku bjond simbolizon rininë dhe gjallërinë, gjëra që përpunohen nga pavetëdija kur joshemi nga dikush.
Gjatësia e gishtit: Studimet sygjerojnë se sa më i gjatë të jetë gishti i mesit në krahasim me gishtin tregues, aq më shumë prani testosteroni ka. Besojeni ose jo, një burrë me gishtin e mesit shumë të gjatë shikohet si më tërheqës.