Metropolitan > High Tech

Që sot e tutje, televizorin s’do e shihni në sallon, por në Facebook

Konfirmuar zyrtarisht nga Facebook.

Facebook është treguar agresiv në lidhje me inkorporimin e serialeve origjinale në brendësi të aplikacionit. Që sot, Facebook shton butonin “Watch” (shiko) për një numër të zgjedhur përdoruesish.

Ky seksion i rrjetit social do të përfshijë një sërë produksionesh origjinale nga krijues si Buzzfeed, Tastemade, ATTN dhe Conde Nast. Zyrtarisht u konfirmua nga Facebook të mërkurën mbrëma, por nuk u dha një datë fikse për implementimin total.

Facebook e konsideron shumë të rëndësishme shtimin e kontentit në formatin video për përdoruesit e grupmoshave të reja. Është vënë re një përdorim masiv i Snapchat nga të rinjtë dhe Facebook do që ta tërheqë këtë grupmoshë drejt seksionit Watch me prodhime origjinale, kreative dhe të realizuara mirë.

“Shpresojmë që Watch të bëhet shtëpia e shumë serialeve, qofshin reality, komedi apo sporte. Disa nga serialet do të prodhohen nga producentë profesionistë, ndërsa disa nga përdorues të thjeshtë të Facebook,” tha CEO Mark Zuckerberg.

Butoni i ri Watch do të mbartë video episodike që ndjekin linjën e një seriali apo teme të përbashkët. Përdoruesit do të kenë mundësinë të krijojnë lista dhe të zgjedhin serialet e preferuara.

Burimi: Bussines Insider

Artikuj të ngjashëm

. .