Takat e larta janë një bekim dhe mallkim njëherazi, ndërsa të sheshtat janë gjëja më e rehatshme dhe më e mërzitshme në të njëjtën kohë. Mesi i të dyjave, mesa duket është mikrotaka. E thanë dhe vërtetuan vetë influencueset e botës së modës. Kendall Jenner u fotografua me një palë mikrotaka me xhinse deri tek kyçet, ndërsa Gigi Hadid zgjodhi një palë nallane me takë të shkurtër për t’i kombinuar me pantallonat me motive.
"Salvatore Ferragamo Carla 55 mm Black Patent Calf Shoes"
Edhe pse mikrotaka, e cila varion nga katër deri në pesë centimetra lartësi, është kthyer në trendet e momentit, ka pasur edhe ajo momentet e saj të përçmimit në botën e modës. Dikur quhej këpuca e një vajze-grua. Editoret e modës për Vogue janë kritikë për mirë dhe për keq ndaj takës së shkurtër.
“Nëse do të veshësh taka, vishi tamam. Nëse do të jesh komod, vish të sheshta. Mikrotaka është diçka e çuditshme përmidis. Si takë për foshnje,” thotë Monica Kim. Ndërsa gazetarja e kulturës, Alessandra Codinha thotë se: “Mikrotaka duket më bukur se këpucët e sheshta, po pak ama.”
"Dolce & Gabbana Sicilia Print Slingback Pump Sandals"
Mikrotaka mbart shumë histori me vete, si një këpucë e përçmuar, rinore, e dashuruar dhe tanimë e rikthyer. Përshtatur me trendet e momentit, ngjan e freskët dhe elegante. Mikrotaka ishte pjesë e koleksioneve të Victora Beckham për Resort 2018 dhe Celine. Ç’duhet të kini parasysh është të shfaqni pak lëkurë. Qoftë me një version shapkë apo me majë të hapur.