Anabel > Showbiz dhe TV

Poshtë gjithë atij makeup-i Aurela zbulon detajin më të veçantë të fytyrës

Që askush nuk e dinte se e kishte.

Aurela Hoxhën jemi mësuar ta shohim gjithnjë të kuruar, me makeup të plotë të përshtatshëm për studio televizive dhe sete fotografike, ndaj jo më kot u habitëm kur pamë foton e publikuar prej saj së fundmi në Instagram.

Blogerja ka zbuluar fytyrën pa asnjë grimcë makeup-i, për të zbuluar detajin që askush nga ne s’e dinte që e kishte: qukat!

 

Sweet summer full of Joy ❤️

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

Shumë modele dhe personazhe të njohura si Kylie Jenner kanë përqafuar natyralitetin duke publikuar foto të qukave në rrjete sociale dhe Aurela Hoxha e ka kuptuar se s’ka asgjë për të fshehur, përkundrazi, qukat janë kthyer në trend, me shumë artiste makeup-i që kanë nisur t’i realizojnë vetë me produkte kozmetike.

Dhe s’kanë faj, qukat i japin fytyrës një pamje tjetër!

Artikuj të ngjashëm

. .