Pavarësisht produkteve që përdorni, shumë prej nesh i lajnë flokët në të njëjtën mënyrë: shampo, shpëlarje, shampo, shpëlarje, balsam, shpëlarje dhe kaq. Ndoshta ndonjë maskë tek tuk, po më shumë se kaq s’ke ç’bën.
Por, është mënyra e gabuar. Prodhues të ndryshëm produktesh për flokët sugjerojnë të bëjmë të anasjelltën. Pra, balsam pastaj shampo. Sipas ekspertëve, është mënyra më e mirë për të pasur flokë perfektë. “Balsami para shampos e ushqen flokun dhe e përgatit për pastrim, pasi shampoja përhapet me mirë. Gjithashtu krehjet mbajnë më gjatë,” thotë Nina Dimachki, drejtoresha e Kerastase.
Flokët me fije ose të lyer përftojnë më shumë nga kjo metodë. Ngaqë floku ngatërrohet dhe bie pas shampos, balsami e parandalon këtë.
Nëse keni ndërmend të ndryshoni çdo gjë rreth rutinës tuaj, bëjeni kështu. Vendosni dhe shpërhapni balsam në gjithë flokun, nga rrënja e deri tek majat. Më pas lani flokët me shampo dy herë dhe mjafton. Prej shampos, floku nuk do të vajoset apo ngjitet pas kokës prej balsamit që aplikuat në rrënjë.
Burimi: Refinery 29