Lifestyle > Udhetim

Për të mirën tuaj: Këtë pajisje mos e përdorni kurrë nëpër hotele

Një mikrobiologjist hetoi se cili nga objektet në një dhomë hoteli është më i papastërti, dhe jo nuk është tualeti.

Kur paketojmë për pushime duket e pamundur ta bësh valixhen të nxërë një palë çorape më shumë. Pasi të lexoni këtë, jo që do bëni vend, por do bëni çmos për të marrë një tharëse flokësh me vete.

Një hetim i hollësishëm nga ABC, hotelet kanë një sërë problemesh kur vjen puna te pastërtia. Edhe pse është hetuar më herët diçka e tillë, askush s’e kishte vënë re sa të pisëta janë tharëset e flokëve nëpër hotele.

ABC bashkëpunoi me Chuck Gerba, një mikrobiologjist për të parë se cili nga objektet në një dhomë hoteli është më i papastërti. Hetimi doli në përfundimin se një tharëse flokësh është më e papastër se një lavaman apo tualet. Kjo, sepse neglizhohen përherë gjatë pastrimit dhe mund të kalojnë muaj apo vite pa u larë e dezinfektuar.

Nuk bëhet fjalë vetëm për hotelet e lira. Edhe vendet me çmime të kripura tharësja kishte mikrobe në nivele shqetësuse. Kështu që, kur të paketoni, merrni një tharëse flokësh me vete.

Artikuj të ngjashëm