Çifti që u martua bujshëm pak javë më parë, është duke bërë qejfin e një jete në Tajlandën e largët. Me të drejtë, Orinda ka ndarë një foto nga muaji i mjaltit. Por, jo çdo gjë është siç duket.
Në foto, Orinda duket sikur po pluson në ajër mbi dallgët e bardha. Dhe nuk është një foto e lehtë për t’u realizuar. Thënë vetë nga goja e fotografit. Turit domethënë.
“Të gjithë (përfshirë mua) kemi qenë kuriozë pse s’dalin dhe vetë në foto çunat që shkrepin këto lloj fotosh! Se u ikën zari, nuk u vjen më për plazh me aq sa lodhen. Respekt për çunat,” komentoi ai në foton e Orindës.