Dashuri dhe seks > Sex

Guida për një jetë seksuale plot pasion: 11 sekretet që s'dështojnë kurrë

E kush nuk ka pasiguri për seksin? Prandaj jemi kuriozë të pyesim të tjerët por, në mungesë të guximit, terapistët e seksit i njohin mirë rastet nga afër dhe mund të na flasin më mirë.

Ka shkencë për këtë; ja cilat janë, sipas terapistëve për “Business Insider”, gjërat që duhet të bëni nëse doni një jetë seksuale intensive dhe plot pasion.

Krijo ambientin e duhur

Seks mund të bësh kudo; në makinë, në divan; por nëse nuk do seks sa për të kaluar radhën ambienti është shumë i rëndësishëm. Ndërro çarçafët, bli një aromatik të lehtë, ndiz ca abazhurë dhe vër ca muzikë romantike. Nëse do të nxisësh pasionin tek partneri, duhet t’i tregosh se je i përfshirë edhe emocionalisht.

Bisedoni për seksin edhe jashtë dhomës së gjumit

Mos u kufizo vetëm brenda kohës kur rrini bashkë në krevat. Komunikimi për seksin është më i rëndësishëm se teknikat. Nuk ka asgjë për të patur turp; thojini gjërat siç janë, mos i mbani brenda vetes qoftë dëshirat, ashtu edhe pakënaqësitë. Do ta shikoni sa të çlirët do të ndiheni pastaj, teksa partneri do t’i ketë të qarta gjërat dhe po kështu, edhe ju.

Mos u krahasoni me të tjerët!

Me atë pamje të mrekullueshme që i japin seksit në filma dhe libra, sigurisht që do të ndihemi keq nëse, si 60% e grave, nuk arrijmë orgazmën me penetrim. Filmat pornografikë dhe historitë e shoqeve janë diçka krejt tjetër nga përvoja jote vetjake dhe ki parasysh, që të gjithë do të duan ta bëjnë më të mrekullueshëm dhe më të thjeshtë se ç’është. Seksi është një proces shumë intim mes teje dhe partnerit pra, nuk ka asnjë lidhje me përvojat e të tjerëve.

Sinkronizoni frymëmarrjet

Nëse nuk po i kushtoni vëmendje frymëmarrjes së partnerit gjatë seksit, po humbisni një mënyrë shumë të thjeshtë për të krijuar lidhjen emocionale. Ka ekspertë që besojnë se kur frymëmarrjet janë të sinkronizuara, seksi dhe kënaqësia që sjell janë më të sinkronizuar.

Forcoje lidhjen emocionale jashtë dhomës së gjumit

Seksi i mirë është më shumë sesa thjesht seks i mirë. Kur partnerët ndihen të lumtur me njëri-tjetrin jashtë dhomës, marrëdhënia seksuale është më e mirë. Afrimiteti dhe lidhja që kemi me partnerin ndikon shumë që ne të duam të japim më shumë sesa thjesht një orgazëm të shkurtër në dhomën e gjumit.

Krijoni një “menu seksi”

Nuk e kemi fjalën për ushqimin; flisni me partnerin për gjërat që ju pëlqejnë dhe provojini, një nga një. Është pak a shumë si të provosh ca çokollatë me vanilje, pastaj diçka pikante. Kjo ju ndihmon të krijoni larmishmëri, të përcaktoni shijet tuaja dhe të zgjeroni horizontin e shijeve mbi seksin.

Zhdukni çdo gjë që ju shpërqëndron

Fikeni televizorin dhe fikini telefonët! Gjithçka duhet për t’u kënaqur në shtrat është përqëndrim; një hutim sado i vogël mund t’ju shkëpusë nga atmosfera e pasionit.

Bëni seks me drita ndezur

Mund të jetë diçka e vështirë për shumë njerëz, sepse pasiguri kemi të gjithë. Por nëse ndez dritën dhe e lejon partnerin të shikojë lakuriqësinë tënde (ndonjë kile të tepër, ndonjë celulit), kjo e forcon akoma më shumë lidhjen shpirtërore.

Mos ki frikë të flasësh gjatë seksit

Nuk bëhet fjalë vetëm për të folurën “e ndyrë” por për të folurit në përgjithësi. Ta drejtosh partnerin tek ajo që dëshiron dhe të kuptosh çfarë dëshiron ai, është shumë e rëndësishme. Të bisedosh edhe në krevat është një ndër gjërat që ndihmon në rritjen e lidhjes emocionale.

Gjej kohë për seksin

Puna, familja, angazhime të tjera mund t’ju lënë fare pak kohë. Prandaj shpesh seksi mbetet për “një herë në ca”, vetëm e vetëm sepse nuk caktoni paraprakisht kohën për të qëndruar vetëm me partnerin. Kur e di që do të shtyhet dhe do të shtyhet, krijo një axhendë. Cilat janë ditët kur ke kohë të lirë në mbrëmje? A mund t’i lësh fëmijët me gjyshen këtë fundjavë? A mund të udhëtoni diku jashtë qytetit? Gjithçka që ju ndihmon të rrini vetëm duhet bërë. Mos e konsideroni çështje të kohës së lirë. Seksi ju bën të lumtur dhe forcon lidhjen në çift. Nëse e lini pas dore, po lini pas dore marrëdhënien.

Ndani fantazitë me njëri-tjetrin

Cili do të ishte seksi perfekt për ty? Po për partnerin? Do të habiteni sa dëshira ekstreme apo të përbashkëta mund të keni, nëse do të flisni për to. Të ndash fantazitë seksuale është kyçe, sepse ju jep lirinë për të eksperimentuar dhe për ta parë njëri-tjetrin si qenie njerëzore në një aspekt tjetër, jashtë monotonisë së përditshme. Thojani dhe provoni: nëse jeni aq të guximshëm sa për ta folur, në shtrat do ta keni të thjeshtë.

Artikuj të ngjashëm