Healthy & Fit > Health News

Zbulimi i madh i shkencës: zgjidhja gjeniale për shëndetin e menopauzës!

Për gratë e moshave të mesme që kanë probleme me shtimin në peshë, gjetja e studimeve të fundit mund të jetë një mrekulli. Sipas kërkuesve, jemi shumë afër zgjidhjes së çrregullimit që ndikon jo vetëm tek paraqitja por edhe shëndeti i grave.

Sipas studiuesve, një hormon niveli i të cilit ngrihet gjatë menopauzës mund të jetë përgjegjësi për grumbullimin e dhjamit rreth zonës së barkut, duke e deformuar formën e trupit. Por ndikimi më i rëndë që ka ky hormon është dobësimi i kockave, një prej shqetësimeve më të përhapura tek gratë pas menopauzës.

Nga eksperimentet e kryera tek minjtë, studiuesit kanë kuptuar se duke e bllokuar prodhimin e këtij hormoni këto efekte negative të menopauzës mund të ndalohen. U vu re se duke e bllokuar arrihej rënia në peshë, përhapja e dhjamit në mënyrë më të njëtrajtshme dhe forcimi i kockave.

Ndërhyrja për të ndaluar prodhimin e këtij hormoni klasifikohet ndër më të thjeshtat, ndaj edhe shkencëtarët janë shumë optimistë. Disa prej tyre kanë shprehur besimin se përmes kësaj ndërhyrjeje, mund të zgjidhen më në fund dy shqetësimet më të mëdha të grave në menopauzë. Ideja është mbështetur nga “New England Journal of Medicine” dhe “Cell Metabolism”, dy prej revistave më prestigjioze shkencore për shëndetin dhe mjekësinë.

Deri tani nuk e kemi përmendur: bëhet fjalë për hormonin F.S.H., i njohur si përgjegjësi për zhvillimin e vezëve tek gratë dhe spermës tek burrat. Ndonëse njihet gjerësisht si një hormon me funksion riprodhues, Dr. Mone Zaidi vuri re se në fakt, F. S. H. ndikon edhe tek dendësia e kockave. Për ta ndaluar këtë, ekipi i Dr. Zaidi-t krijoi një antitrup që bllokoi prodhimin e hormonit tek minjtë.

Pas kësaj, u vu re se trupi i minjve nuk po grumbullonte më dhjamë pra, nuk po prodhonte qeliza dhjami në vend të qelizave të kockës. Përkundrazi; humbën sasi të mëdha yndyrnash në trup.

Burimi: “New York Times”

Artikuj të ngjashëm