Moda > How to wear

Rehatia mbi të gjitha: Si të vishni xhinse të gjera tani e përgjithmonë

E dimë që jeni lodhur duke veshur të njëjtat fustane e funde çdo ditë. Nëse doni t’u riktheheni xhinseve, kjo është mënyra e duhur: me një palë treçerekëshe të gjera në fund

Për kafe me shoqet
Thjeshtë fare, xhinse, një bluze të bardhë me dizenjo dhe taka katrore. Mbajini të gjitha gjërat e rëndësishme në këtë çantë shpine sepse rehatia mbi të gjitha.
Të premteve
Xhinset mund të vishen fare mirë në zyrë kur i kombinon me këmishë të bardhë, takat më të veçanta në botë dhe çantë lëkure. Shtoni një varëse të artë për një ndjesi më gotike.
Takim në darkë
Mos kini frikë të guxoni me veshjen takimin e parë. Zgjidhni një bluzë me shtresa dhe aksesorë pafund.
Serioze dhe mbresëlënëse
Një look i thjeshtë dhe stil në të njëjtën kohë. I përshtatshëm për kudo dhe mbi të gjitha, shumë i rehatshëm.
Për kinema
Kombinimi klasik xhinse dhe një bluzë, vetëm se bluza është e veçantë dhe xhinset janë kryevepër. Çanta dhe atletet i mëshojnë idesë sportive të look-ut, ndërsa vathët e balancojnë.

 Burimi: Elle

Artikuj të ngjashëm