Si jetojmë > Udhetim

Parandaloni vjedhjet: Ç’të merrni patjetër me vete kur ikni me pushime

Kur nisemi për pushime, shumë prej nesh mendojnë për veshjet, paratë, kremin solar dhe insektet që na presin në shtëpinë e pushimit. Pothuaj askush nuk mendon për sigurinë gjatë udhëtimit, apo sende që duhen mbajtur me vete për të parandaluar grabitjet.

Në një rast tipik grabitjeje apo sulmi me armë, krimineli do të mundohet të hapë çdo derë dhe nëse s’do t’ia dalë mbanë, thjesht do të kalojë tek tjetra. Prandaj rekomandohet të mbahet me vete një bllokues dere. Në momentin që ndodheni brenda dhomës tuaj të hotelit apo shtëpisë së pushimit, bllokoni derën me një nga këto copa druri.

Diçka tjetër që rekomandohet të bëhet para udhëtimeve është pasja me vete gjatë gjithë kohës së kontakteve të bankës. Në këtë mënyrë, nëse ju vjedhin kuletën, të keni mundësinë të anulloni menjëherë kartat e kreditit apo debitit. Veç mos i mbani kontaktet në kuletë.

Artikuj të ngjashëm

. .