Nuk ka ndodhur ndonjëherë që brenda dy muajve të dalin në treg gati 80 këngë të reja! 79 kemi numëruar nga 1 qershori deri më sot (7 Gusht), sepse jemi të sigurtë që janë të tjera në furrë gati për të na u servirur në klube e plazhe.
Ky numër i madh këngësh, tregon që tashmë muzika, po na serviret si ato spray-t e parfumeve nëpër dyqane: Provo këtë, provo dhe këtë, provo dhe këtë dhe në fund ti as vetë nuk kupton se çfarë dreqin ke nuhatur (në këtë rast dëgjuar). Me pak fjalë, muzika po kthehet në një mall të lirë shumice që tashmë po e blejmë edhe me kile!
Prej disa vitesh, shumica e këngëtarëve ndjekin një sistem kalendarik në nxjerrjen e klipeve, ku pjesën më të rëndësishme e merr vera; sepse aty janë edhe fitimet më të mëdha nga koncertet e përditshme.
Që kur klubet hoqën DJ-të dhe filluar të kërkonin këngëtarë shqiptarë dhe që kur këngëtarët shqiptarë të njohur, nisën të rrisnin ofertat nga 50,000 nata në 500,000 (të reja) , atëherë vera u kthye në një makineri parash. Disa këngëtarë si psh. Noizy kanë pranuar se marrin mbi 100,000 euro në muaj gjatë kësaj periudhe.
Askush, edhe ne që këndojmë si gomari i Shrekut, nuk do t’i thonim jo këtij lloj biznesi, por ajo për çfarë të vjen keq është se ky stërmundim për të fituar sa më shumë në këtë sezon të nxehtë, ka çuar në një kakofoni, ku edhe të mirët në turravrap për të nxjerrë disa klipe në sezon, po vetëvriten. Si psh. Capital T, që nuk duroi të nxirrte “Hatixhe” kur njerëzit ende po mësonin tekstin e “Pse po ma lun lojën” dhe natyrisht Hatixhja tani mbizotëron në “Klasifikimin e Youtube për klikimet”.
Por edhe pse “Hatixhja” (Një nga të paktat gjetje në muzikën shqiptare të kësaj vere, ndoshta bashkë me “Simpatia” dhe duetin e Aurelës me Fifi-n) është një super-hit, Capital T shfaqet prapë pas tre javësh në një tjetër bashkëpunim me Ardian Bujupin “Andiamo”. S’po marrim dot frymë!
Nga një process kreativ, krijimi i një kënge ka kaluar në një process robotik. Klikohen këngë me motive arabe?! Check! Klikohen këngët me fjalë të çuditshme rrugësh? Check! Klikohen këngë ku ajo është “bitch” dhe ai ka shumë lekë? Check! Në studiot e regjistrimit tashmë hyjnë të gjithë: Ata që kanë zë dhe ata që nuk kanë. Të njëjtat foto që poston një këngëtar i njohur në Instagram me njerëz që zgjasin duart drejt tij/saj në skenë, të njëjtin entuziazëm publiku shfaq edhe një performues/e që nuk di të këndojë!
Të mos flasim për titujt, që as shqiptarët e Shqipërisë e tashmë as shqiptarët e Kosovë nuk i dëshifrojnë dot! (Shikoni listën më poshtë për titujt.) Zhurmë, fjalë pa lidhje, meshkuj që bëjnë si miliardera në vilat me qera e bythë femrash me rrobabanjo. Një skenë që jo vetëm që nuk po zbehet, por duket se sa vjen e përforcohet edhe nga këngëtarë të rinj me emra që as nëna e vet nuk i njeh.
Ky pilaf muzikor, ka shkaktuar edhe një garë të ashpër me vetë artistëve, për të dalë në sipërfaqe. Kush ka instagram, e di që në çdo dy postime, të del një reklamë e këngës “Bella” nga Butrint Imeri dhe të pëlqen apo jo, minimumi e ke klikuar një herë vetëm nga kurioziteti i gjithë këtij investimi monetar të këngëtarit për të bërë këngën e njohur.
Butrinti – i cili ka sjellë një super hit si “E jona” me 2 milionë klikime – ka arritur 11 milionë brenda një muaji me hitin e tij “Bella”.
Pak ritëm arab (Check) dhe shumë (fare) publicitet. Si një këngëtar më i ri në treg, i cili hyri me këngë – risi në treg jo vetëm nga melodia por edhe nga klipet, Butrinti fatkeqësisht iu përshtat lojës së verës dhe u njehsua me të tjerë: Orient + një vajzë që vrapon nëpër rrugë. (Dikush duhet t’i ndalë së vrapuari këto vajza nëpër rrugët e qyteteve të botës)
Krijimi i një kënge prej vitesh nuk është një proces krijmtarie dhe vetmie si shumë mendojnë! Shpesh një këngë krijohet në grup ku kompozitori, tekst-shkruesi e këngëtari ndajnë frymëzimet e tyre. Dikur, me më pak klipe, i jepej hapësirë krijmtarisë, por tashmë as për këtë nuk ka më kohë! Tashmë kënga duhet të kapërdihet si lëngu i limonit me pak tekila.
Këngëtarët ankohen shumë nga portalet “që abuzojnë për ca klikime më shumë”, por çfarë duhet të themi për shumë prej tyre, që po e degjenerojnë muzikën shqiptare për të njëjtat f*cking klikime dhe për shumë më shumë fitime monetare se portalet.
Lista e këngëve që kanë dalë në Shqipëri-Kosovë nga 1 Qershor 2017 - 7 Gusht 2017
Genta Ismajli “Dy Dashni”
Majk “Stila”
Mozzik “Xhelozia”
Ardian Bujupi X Capital T “Andiamo”
Ronela Hajati & Lyrical Son “Sonte”
Gjiko Ft Nora Istrefi – Gabime
Flori Mumajesi – Karma ft Bruno, Klajdi, DJ Vicky
Dhurata Dora – Bubble
Butrin Imeri – Bella
Ledri Vula ft Young Zerka – Nona
Enca – Ciao
Babastars – High 4 Real
Noizy – 100 Kile
Flori Mumajesi – Nallane
Mixey ft Capital T – Hatixhe
Noizy – AK47
Buta x Ledri – Mbi Re
Petrit Nino ft Klepto – Bujna
Gent Fatali – Rakia
Lyrical Son & Mc Kresha
Kida – Pe Du
Nora Istrefi & Robert Berisha – Ska Inat
Irkenc Hyka ft Xhensila Myrtezaj – Si te jem mire
Diona Fona – Shootah
Lumi B ft Dhurata Dora – Simpatia
2Ton Urime
Kaos ft Ermal Fejzullahu – VIP
Dalool ft Ardian Bujupi – Te du krejt
Albatrit ft Nurteel 7 Genta Ismajli – Po du met pa
Floriani – Helem
Fifi - Limonat
Adelina Tahiri – S’je Normal
Alban Skenderaj – Nuk je vetem
Samanta – Zemren Maje
Greta Koci feat Genc Prelvukaj – Nuk ka dashni
Milot (Etnon) feat Floriani – Fajin Ma la
Adrian Gaxha ft Ronela Hajati – Ka je 2x
2PO2 ft Nita Latifi – Yll
Bleta ft McKresha – Ikim
Blero - Ndale
Eni Koci Ft Blake – Hold Up
Gold AG ft Shemi – E mira e Ulqinit
DJ –Boom x Kidda – E imja
Majk – Katile
Baby G ft. Fero – No kiss
Gent Brelvukaj feat Blake – Hello
Morena Taraku – SHLIF
Aurela Gace ft Fifi – S’nuk
ELINEL – Serenata
Getinjo – Sexy
Skerdi & Gjiko – Faje
Capital T – Pse po ma lun lojen
Genc Prelvukaj feat Mimoza Shkodra – Jemi nda
Young Zerka – A ma fal
Luana Vjollca – Benzina
Granit Derguti & mixey ft Xhensila – Lova
Silva Gunbardhi & Dafi – I love you
Skivi ft Rema Canolli – Hajnekena
Valton - My liebe
Enis Bytyqi – Jerem
Soni Malaj – Loca
Poni – Mon Amour
Fajt – Marijuana
Vinz ft Stealth – Hood Life
Hcue ft Kida – Don’t say no more
Flori Mumajesi – Ne shpirt ft Elinel
Franques ft Blero ft Alex – Asniher
Endri – Si dje
JIMILIAN – Ajo don Perignon
Nasty D feat Robb Daddy – Po mpelqen
Dorand – Me Dosta
Stresi ft Flor Bana – Fake Love
Ardit Cuni – Je mama
Daris – Cilin
ONAT – A je
Blunt & Real – Do you love me
Claydee feat Lexy Panterra – Dame Dame
Agon Amiga – Nuk e kam Mo
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.