Moda > How to wear

Hapni sytë dhe veshët: Rroba banje që ju fshehin çdo defekt

Gjatë gjithë verës, pyetja më torturuese do të mbetet gjithmonë: ç’lloj bikinish janë të bukura, të përshtatshme dhe të rehatshme?Bikini, trupore, ato kostumet e çuditshme me rripa që s’mësuat kurrë t’i vishni, prerje interesante që ua bëjnë trupin harta harta, e plot zgjedhje të tjera. Ajo që ka më shumë rëndësi është të gjesh diçka të rehatshme dhe që ju bën të ndiheni mirë. (Por mbi të gjitha, ju fsheh defektet).

Më poshtë po ju sugjerojmë lloje rroba banje dhe veshje plazhi që do t’ju bëjnë të ndiheni më komode.

Mbathje të plota dhe bel të lartë
Kështu vrisni 2 zogj me 1 gur. Edhe fshihni zonat problematike q137 mund të keni në të pasmet, edhe mbuloni barkun. Çdo gjë rri e mbledhur, e tonifikuar dhe e ngritur. Për më tepër ju lejojnë dhe të merrni rreze. Mund t'i kombinoni me çdo reçipetë që dëshironi, por përpiquni të fokusoheni tek modelet retro.

Truporet
Janë një bekim. Gjëja më komode që mund të veshësh në plazh, pasi të tregojnë të dobët dhe rinore. Nëse kërkoni, mund të gjeni trupore që kanë mbushje në pjesën e gjoksit për tu duhur një yll i vërtetë.

Kimono të lehta
Nëse nuk doni të vishni tuta të shkurtra për të fshehur celulitin në kofshë, kimonot janë shpëtimi juaj. Ju mbajnë freskët dhe ju ofrojnë më tepër mbulim. Ndihesh më e veshur, kur realisht thjesht ke hedhur një copë të tejdukshme krahëve.

Arkivë

Artikuj të ngjashëm

. .