Beauty > Thonjtë

Manikyri Pudër? Kjo teknikë e re aplikohet shpejt dhe zgjat 3 javë!

A jeni dhe ju një nga vajzat që nuk munden ti mbajnë thonjtë të çrregullt? Unë personalisht kam 3 vjet që rregullisht shkoj te estetistja , çdo fillim muaji pasi marr rrogën, për të rregulluar thonjtë e duarve e të këmbëve. Kam vënë re që aty nuk jam e vetme, sa herë që shkoj ka pafund vajza e gra që bëjnë thonjtë. Të gjate ose të shkurtër, me xixa apo nude, madje edhe ato që i duan natyralë, zgjedhin ti bëjnë me xhel që të shmangin aplikimet e shpeshta të manikyrit. E megjithëse në media çfarë nuk dëgjojmë për kimikatet dhe rrezet që trupi merr nga ky proces, askush nuk ndalon. Bukuria mbi të gjitha!

Të them të drejtën gjithmonë vjen ai momenti kur duhet të ndalojmë, e ti lëmë thonjtë të marrin pak ajër, pasi gjatë këtij procesi thoi hollohet si letër, e duhen nja 2-3 muaj që të zgjatet e te rikthehet si më parë. Këto 2-3 muaj unë eci me duar në xhepa dhe kohën e lirë e kaloj duke parë video për thonj me xhel në youtube, si një dozë zëvendësuese për varësinë time. Në një nga videot pashë një produkt që më mahniti me emrin Kiara Sky. Vajza e cila po e demostronte, për t'i bërë thonjtë me xhel, nuk kalonte avarinë e limimit, xhelit e llampës uv por i bënte shumë shpejt duke i zhytur në një pluhur.

Më lejoni t'ju flas për këtë mrekulli. Si fillim ajo limonte shumë lehtë thoin e saj. Pastaj e lyente me një bazë si manikyr, e zhyste gishtin në pudër dhe kur e nxirrte formohej një bazë si xhel. E përsëriste dhe njëhere këtë proces për të shtuar ngjyrën(e cila ishte përsëri në trajtë pluhuri), një manikur me shkëlqim sipër dhe thonjtë dukeshin njësoj si të kishe harxhuar 2 orë duke i bërë me xhel. Pas një kërkimi në internet zbulova se ky produkt ishte perfekt për thonj të hollë e të lodhur.

Kjo teknikë e re me pluhur  Kiara Sky i bën thonjtë të duken shumë natyralë dhe njëkohësisht i ushqen pasi  përmban kalcium ,vitaminë A, E, D3 dhe B5, kështu thonjtë rriten më të fortë. Gjithashtu nuk ka kimikate të ashpra ose aroma të bezdisshme. Rezultati zgjat 3 javë dhe çështë më e rëndësishmja, aplikimi nuk kërkon tharje me llampë UV. Këto veçori e bëjnë Kiara Sky perfekte dhe për gratë shtatzënë.

Kompania ka mbi 15 vjet eksperiencë dhe duke pasur në krye teknikë të thonjve, e vlerëson rëndësinë e ofrimit të klientëve me produkte cilësore, të modës dhe të përballueshme. Ky produkt është i vetmi në llojin tij dhe vjen ne 3 versione: pudra, manikyri xhel dhe manikyr i thjeshtë.

Stafi dhe ekipi i ekspertëve janë vazhdimisht duke u fokusuar në kontrollin e cilësisë, duke hulumtuar dhe zhvilluar idetë e ardhshme të mëdha. Ndërsa ekipi i projektuesve dhe ekspertëve të ngjyrave ndjekin trendet e fundit për të sjellë zgjedhjen më të nxehtë të ngjyrave në paketimin modern dhe elegant.

Jo më kot Kiara Sky ka marrë çmimin si produkti #1 në revistën Insider, për aplikimin e thonjve me puder dip.

Nuk më duhej të lodhesha për ta blerë online, fatmirësisht Kiara Sky ka distributorë zyrtarë dhe në Shqipëri, prandaj menjëherë shkova te estetistja ime për t’ja treguar dhe ajo e dashuroi. Tani shumë prej vajzave që shkojnë te ajo preferonjë Kiara Sky në vend të xhelit tradicional. Kështu procesi është më i shkurtër, pa kimikate dhe rreze UV. Ndërkohë në vend që ta dëmtojë thoin, e ushqen dhe e ndihmon të rritet. Thonjtë mund t'i bëni me tipsa për t'i zgjatur apo natyralë . Për më tepër, ka pafund ngjyra dhe dekorime nga të cilat mund të zgjidhni, prandaj nuk do të mërziteni kurrë.

Për të mësuar më mirë ndiqni videon informative. (kliko këtu)

Instagram Facebook

Numer kontakti- 0675519666 , 0692389307

Artikuj të ngjashëm

. .