Çifti i njohur i aktorëve i japin fund lidhjes së tyre pas 8 vitesh martesë. Lajmin e kanë bërë publike vetë Chris Pratt dhe Anna Faris, të cilët ditën e djeshme (6 gusht) thanë publikisht se martesa e tyre ka marrë fund.
“Ne u munduam që kjo të funksiononte dhe jemi shumë të zhgënjyer.”- u shprehën aktorët përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale.
Ylli i Scary Movie dhe bashkëshorti i saj duket se tashmë e kanë firmosur divorcin.
“Unë dhe Anna jemi të trishtuar t’ju themi se po ndahemi ligjërisht. U përpoqëm për një kohë të gjatë, jemi të zhgënjyer. Djali ynë ka 2 prindër që e duan shumë dhe për të mirën e tij duam që kjo situatë të jetë të zgjidhet në privatësi. Ne akoma kemi dashuri për njëri-tjetrin, do ta vlerësojmë gjithmonë kohën e kaluar bashkë dhe respekti nuk do të ndryshojë.”- shkruan në Facebook aktori i ’10 Years’.
Një postim të ngjashëm me tijin kishte bërë dhe ish-partnerja e tij, mbrëmjen e së shtunës. Çifti shumë i dashur nga publiku, prej 8 vitesh ishin të martuar dhe kanë një fëmijë së bashku.
Burimi: CNN