Horoskopi > Astro Fun

Kombinime perfekte për vjeshte për çdo shenjë të horoskopit

Dashi
Jeni shenja më joshëse këtë vjeshtë. Getat rrjetë do të jenë një ndër veshjet tuaja të preferuara. Kombinojini me një fustan të rrjedhshëm kur ndiheni vajzërore, ose me një xhaketë lëkure, kur ndiheni si një vajzë e keqe. Mundësitë janë të pafund.

 

Demi
Një rikthim në modesti. Romantiku brenda jush ka marrë frerët këtë vjeshtë sepse Jupiteri ndodhet në shtëpinë tuaj të marrëdhënieve. Gjeni bluzat me jaka, golfet, pantallonat serioze dhe këpucët fine. Kjo vjeshtë është e gjitha për stil konservator dhe joshës në të njëjtën kohë.

 

Binjakët
Jeni gati për t’i dhënë jetë ç’do veshjeje. Këtë vjeshtë do të jeni të fokusuar tek kostumet sportive të cilësisë së lartë, teminat, kamoshin apo materiale të tjera të ngjashme. Keni një stil versatil që ju lejon të hiqni atletet, të vishni takat dhe të jeni gati për të dalë në darkë.

 

Gaforrja
Planetet janë rreshtuar npër t’ju bërë ju qendrën e vëmendjes. E dimë që është e vështirë të kesh mijëra sy që të vëzhgojnë, por zgjidhet kollaj. Vishni t kuqe, funde me gjatësi mesatare dhe forma të pazakonta.

 

Luani
Veshjet e vjeshtës për luanin janë të frymëzuara nga gjyshet, ose nga divanet. Zgjidhni fustane të lirshme me motive me lule, pulovra gri dhe këpucë nënosh.

 

Virgjëresha
Të qenit shik nuk njeh stinë. Për vjeshtën, Virgjëreshat rekomandohet të veshin kombinime materialesh si sateni me xhaketa të rënda e çizme të zhytura në xixa. Praktike, por në modë.

 

Peshorja
Këtë vjeshtë, jeta juaj sentimentale është plot me mundësira. Qëndroni tek baziket me këmishat me kuadrate, fund treçerekësh dhe ngjyra të errëta.

 

Akrepi
Me prekjen e Jupiterit, akrepët do të jenë në lëvizje të vazhdueshme. Ngaqë do të jeni kudo, lini përshtypje të mirë me një pardesy ngjyrë ulliri me çizme vishnje. Xhinse dhe një bluzë e bardhë janë kombinimi me të cilin s’mund të gabosh.

 

Shigjetari
Saturni do të përfundojë xhiron e tij në shenjën tuaj pas tre vitesh dhe bëni mirë të jeni të përgatitur. Frymëzohuni nga moda e meshkujve me xhaketë disa numra më të madhe, ngjyra të errrëta dhe këpucë me takë, sigurisht.

 

Bricjapi
Pse të veshësh të zezë, kur mund të veshësh kafe. Stili juaj i vjeshtës është i frymëzuar nga vitet ’70, me pantallona lëkure, këmisha me motive me lule dhe një ngjyrë dominante.

 

Ujori
Do të keni shumë takime biznesi këtë vjeshtë, ujor, kështu që vishuni sipas rastit. Serioze, por jo dhe aq. Zgjidhni xhaketa të dekonstrukturuara dhe xhinse të grisura.

 

Peshqit
Thjesht i rehatshëm. Me sa duket do të udhëtoni shumë gjatë kësaj periudhe dhe veshjet që ju këshillojmë janë të lehta për t’u veshur, kombinuar dhe paketuar.

Burimi: Elle

Artikuj të ngjashëm