Horoskopi > Astro Fun

S’jemi vetëm ne: Ja ç’thonë VIP-at e fiksuar pas horoskopit!

Edhe pse  i përkasim një shenje të zodiakut, jo detyrimisht të gjithë besojmë tek fuqia që kanë yjet dhe universi  për të përcaktuar të ardhmen tonë. Disa besojnë verbërisht, ndërsa të tjerë janë skeptikë dhe as që e marrin në konsideratë një lidhje të tillë. Po vip-at? Ja ç’mendojnë disa nga yjet e Hollywood-it për shenjat e tyre të horoskopit dhe përputhshmërinë me tiparet e personalitetit të tyre.

Selena Gomez (Gaforre)
“Unë jam një gaforre tipike. Jam e ndjeshme si dreqi. Përfshihem në çdo gjë intensivisht dhe kjo është gjëja që dua më shumë nga vetja ime. Të ndjej është diçka që e dua.”- shprehet ajo.
Chrissy Teigen (Shigjetari)
“S’i kuptoj mirë këto shenjat e zodiakut. Shigjetari, shenja ime gjithmonë më është përshtatur, po e njëjta gjë më ndodh edhe me 11 të tjerat. Habi!”
Kendall Jenner (Akrepi)
"Unë jam Akrep dhe jam e drejtë me njerëzit. Nëse të dua, të dua dhe pikë. Nëse jo, të mori lumi”- është shprehur modelja për Allure në 2016-ën.
“Kylie është Luani dhe unë jam Peshorja. Duket se këto 2 shenja e kompletojnë kaq mirë njëra-tjetrën. Luani është një shenjë zjarri me shumë energji, kurse Peshorja, ajër. Zjarri ka nevojë për ajrin që të mbijetojë kështu që jemi në harmoni të përkryer.”- tregon Kim e cila duket se qenka njohëse e mirë e horoskopit.
Rihanna (Peshqit)
Here pas here, Rihanna na ka treguar se beson tek energjia e universit dhe tek ajo çfarë yjet kanë rezervuar për të. Dhe si të gjithë Peshqit e tjerë, tregon se kurrë nuk ka qenë e interesuar për të bërë shoqëri të përkohshme. “Peshqëve iu pëlqen të mbajnë një rreth të ngushtë.”
Beyonce (Virgjëresha)
Unë nuk besoj tek përgjigja ‘jo’. Jam shumë kritike, madje ndonjëherë e teproj. Jam e fiksuar të kem çdo gjë nën kontroll. Vdes për detaje dhe kur nis të bëj diçka, jam më shumë se 100 përqindëshin tim. Kam pritshmëri të larta nga vetja dhe pres të njëjtën gjë nga të tjerët. Kështu kam qenë gjithmonë. Ose jam gjithçka, ose asgjë.”- pohon mbretëresha e pop-it.

Burime Elle

Artikuj të ngjashëm

. .