Metropolitan > Celebrity

Mallkim? Ndarja e dytë e aktores shokon publikun po aq sa i pari!

Ajo ndihet e shkatërruar

 

Beach, please

A post shared by Amber Heard (@amberheard) on

Pas shumë peripecirave, Amber Heard ia doli të mbyllë divorcin e bujshëm me Johny  Depp për të dalë pak më vonë  publikisht me një lidhje të re. Aktorja filloi kapitullin e ri, me bilionerin Elon Musk, pas martesës që siç e ka përshkruar ajo ishte  e dhunshme fizikisht dhe mendërisht.

Por duket se dhe kësaj here, Heard ka rezultuar e pafat në dashuri, pasi mësohet se çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre 1-vjeçare. Sipas Daily Mail, ndarja ka ardhur si vendim i bilionerit Musk dhe aktorja ndihet pothuajse e shkatërruar, për të dytën herë.

 

Throwback to they're lunch in L.A.!💋 #elonmusk #amberheard #love #lunch #losangeles #couple #cute

A post shared by Amber Heard, Elon Musk (@amber_elon) on

“Ai i dha fund para një jave. Duhet të ketë dëgjuar disa gjëra të pakëndshme rreth sjelljeve të saj, që atij s’i kanë pëlqyer. Në fakt, ajo është shumë egoiste dhe manipuluese.” –tregojnë burime pranë ish-çiftit.

 

Cheeky

A post shared by Amber Heard (@amberheard) on

Elon Musk dhe Amber Heard për herë të parë janë parë verën e kaluar, por thuhej se ai ka shumë vite që i vinte pas aktores. Edhe pse ajo, doli e lumtur pas divorcit pikërisht se do të qendronte me partnerin e ri, duket se lumturia nuk i ka zgjatur shumë.

Artikuj të ngjashëm

. .