Çfarë po ndodh rreth nesh > Bota

Udhëtonte me të bijën: Politikania e njohur humb jetën pas aksidentit!

Ajo ishte një ndër emrat më aktive të politikës në Europë!

 

Ну, привет✌🏼️

A post shared by Ирина Бережная (@irina_berezhnaya_official) on

Irina Berezhnaya, politikania e njohur në Ukrainë ka humbur jetën mëngjesin e së shtunës,  pas një aksidenti tragjik rrugor të ndodhur mes Italisë dhe Kroacisë. Ish- deputetja  njihej si një nga politikanet më aktive të Europës.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka dhënë ish-kryeministri ukrainas, Mykola Azarov. 37-vjeçarja, e cila dikur ka qenë nënkryetare e opozitës kryesore në Ukrainë, ka qenë duke udhëtuar bashkë me vajzën e saj 8-vjeçare.

Papritur makina ka dalë jashtë kontrollit dhe ajo ka ndërruar jetë në prani të së bijës. Mediat bëjnë me dije se vajza është ende gjallë, ndërsa nga aksidenti përveç politikanes kanë humbur jetën dhe 2 persona të tjerë, një 37 dhe 38-vjeçare.

Artikuj të ngjashëm

. .