Moda > Fashion News

Takat e reja Saint Laurent janë shpikja më e madhe e njerëzimit pas rrotës

Me plot kuptimin e fjalës.

Ndodh njëherë në ca kohë që në treg del një produkt që ti e di mirë se nuk i përshtatet fare, po fare stilit tënd të jetesës, megjithatë shpenzon gjithë rrogën me të pa t’u dridhur qerpiku.

E tillë është edhe shpikja më e re e shtëpisë së modës Saint Laurent, mbase jo investimi më i zgjuar që mund të bëni, por është KAQ e bukur. Në lançimin e akesorëve të sezonit të ri, Saint Laurent prezantoi për herë të parë takat-patina. E kishit menduar ndonjëherë?

1,995 paund, takat-patina me siguri do ta bëjnë më të lehtë ecjen, aq më tepër nëse ia keni marrë dorën patinave në fëmijëri. Si iu duket të rrëshkisni deri tek club-i? Por më mirë t’i shmangni nëse keni pirë disa koktejle. E bukura është e bukur, por siguria në plan të parë.

Artikuj të ngjashëm

. .