Horoskopi > Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2017: Ujori dhe Peshqit

Parashikimi i astrologes së njohur për muajin e tetë të vitit.

Susan Miller

Gushti do të jetë një muaj i rëndësishëm për ju, pasi pritet të ndodhin dy eklipse, një në shenjën tuaj dhe një në shenjën tuaj të kundërt, në atë të Luanit. Eklipset janë mjetet më dramatike që universi përdor për të shkaktuar ndryshme në jetët e njërëzve. Puna e një eklipsi është t’ju sjellë një rrjedhë të vërtetë dhe gjithashtu t’ju çojë ju përpara duke ju shkundur nga zona e rehatisë për t’ju treguar se jeta ofron më shumë mundësi nga ç’mendoni. Do të merrni shumë lajme të reja, dhe nëse ndiheni sikur jeta juaj po lëviz ose ndryshon shumë ngadalalë, nuk do të mendoni ashtu pas eklipseve. Gjithë progresi që keni pritur të ndodhte gjatë 2017-s, do të fillojë të ndodhë tani.

Eklipsi i parë do të jetë një eklips i plotë hënor në shenjën e Ujorit, më 7 gusht, do të sjellë një kulminacion me rëndësi të veçantë personale. Rezultatet e këtij eklipsi do të jenë të gëzueshme, sepse Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të jetë mbështetës entuziast i Hënës dhe eklipsit hënor. Saturni, planeti i qëndrueshmërisë, do të jetë gjithashtu afër mjaftueshëm sa për të siguruar një rezultat pozitiv dhe për t’ju bindur që të ndërtoni një bazë për të ardhmen tuaj. Një temë që është diskutuar para gjashtë muajsh, mund të rishfaqet sërish gjatë kësaj periudhe në një nivel më të lartë.

Mund të udhëtoni këtë muaj si rrjedhim i dhuratave të Jupiterit dhe nëse udhëtoni, shanset janë të shkoni në një vend që kërkon pasaportë ose visa. Kjo është diçka e mirë për ju, pasi mund të ndërtoni një biznes import – eksporti, ose të shkruani për një shtëpi botuese të huaj. Marrëdhëniet ndërkombëtare do të jenë stimuluese dhe teksa punoni afër njerëzve të tjerë, do të njieni me një kulturë të re dhe të freskët.

Të publikuarit përfshihet në shtëpinë tuaj të nëntë, dhe mund të shihni librin tuaj të printuar ose një shfaqje televizive të realizohet. Nëse jeni një profesor ose një student, kjo pjesë e jetës tuaj do të ndriçohet gjithashtu. Jeni të mbrojtur, kështu që jini guximtarë dhe kurajozë në lidhje me qëllimet tuaja, pasi eklipsi i 7 gushtit do të ndikojë fuqishëm.

Përmidis gjithë gjërave që do të ndodhin këtë muaj, ju të do evoluoni dhe do të kuptoni ç’ju nevojitet për të qenë të lumtur. Ky nuk është një përfundim i vogël. Eklipset do t’ju ndihmojnë të zhvilloni fjalorin tuaj dhe të artikuloni më mirë si ndiheni. Për më tepër, kjo seri eklipsesh do t’ju ndihmojë të gjeni qëllimin e jetës dhe do të jeni gati të zhvilloni ëndrrën tuaj.

Eklipsi i dytë do të jetë një eklips diellor i hënës së plotë më 21 gusht në shenjën e Luanit. Është një eklips i ëmbël, dhe do t’ju sjellë lajme që doni t’i dëgjoni. Partneri juaj romantik do të jetë qendra e vëmendjes tuaj në 21 gusht, pasi ky eklips do të ndriçojë shtëpinë tuaj të shtatë të martesës dhe përkushtimit. Do të keni aty edhe Marsin, planetin në tranzicion. Shpesh një eklips do të kristalizojë atë që ka ndodhur në sfond dhe nëse jeni të dashuruar të dy, mund të doni të përkushtoheni më tej. Nëse jeni të martuar, do të doni të merrni më shumë nga marrëdhënia. Ujori është një shenjë e pavarur, por do ta shihni se ka avantazhe nga një lidhje e qëndrueshme ose nga një martesë.

Nëse nuk do të martoheni ose nuk jeni të martuar, mund të bëni diçka të ngjashme në biznes. Mund të nisni një partneritet të rëndësishëm me dikë me talente të ndryshme nga tuajat që do të jetë një ndihmesë e madhe në suksesin tuaj. Do të filloni të kuptoni ç’ju nevojitet nga të gjithë llojet e partnerëve në jetën tuaj dhe ç’duhet t’u jepni  në këmbim.

Përkundrazi, nëse keni qenë të palumtur, ti ose partneri juaj mund të largoheni nga lidhja. Për shkak të eklipsit, njëri prej jush mund të jetë i eklipsuar nga jeta e përditshme për një sërë arsyesh. Duke marrë parasysh që eklipsi është miqësor, ndarja do të ndodhë ose sepse ju e donit ose sepse përfitoni prej saj. Një eklips, sidoqoftë do t’i sjellë lajmet e tij ose menjëherë ose afër 21 gushtit, ose një muaj e pesë ditë pas. Sidoqoftë, mbetet një eklips miqësor, kështu që let të mendojmë gjëra pozitive.

Është një muaj emocionues, i mbushur me plot mundësira dhe ju do të jeni ata që i jepni drejtim gjërave. Nuk është parë një eklips kaq i favorshëm ndaj jush prej vitesh. Shijoni muajin dhe gjithë surprizat që muaji ka përgatitur për ju.

U kthye sezoni i eklipseve, dhe në dallim nga eklipset e 2015-s, 2016-s dhe atij të shkurtit të këtij viti, në shenjën e Peshqve dhe Virgjëreshës, që patën një efekt jetë ndryshues, dy eklipset e gushtit do të jenë të fuqishëm dhe inkurajues. Janë çuditërisht miqësorë, dhe do t’ju pëlqejnë ndryshimet që do të sjellin.

Eklipsi i parë do të ndodhë në shenjën e Ujorit më 7 gusht, në shtëpinë tuaj të shërimit. Shtëpia juaj e dymbëdhjetë është e asociuar me subkoshiencën dhe ëndrrat tuaja. Nëse keni një problem që ju ka shqetësuar me kohë, ky është momenti për të kërkuar ndihmë nga një terapist ose mjek. Eklipset sjellin të vërteta dhe do ta dini cili është hapi logjik i radhës e do të jeni të motivuar për ta ndërmarrë. Eklipsi hënor ndodh në hënë të plotë, por jo nga ato të zakonshmet. Nëse jeni të varur ndaj një mjekimi specifik, per shembull qetësuesve, mund të kërkoni ndihmë për të mos qenë më të varur. Kjo është një mundësi për të pastruar dhe përmirësuar mendjen dhe trupin për një jetë më të fortë në të ardhmen.

Po e njëjta shtëpi sundon vendet e shërimit si spitalet, qendrat e terapisë, azilet dhe të tjera vende të ngjashme. Nëse ju duhet të shkoni në një spital për të kryer një procedurë gjatë hënës së plotë, përmirësimet do të jenë të shpejta. Kërkoni vetë ose gjeni një mjek që e kupton gjendjen tuaj dhe ju ofron mbështetje dhe shërim.

Eklipsi i dytë do të jetë në shenjën e Luanit, më 21 gusht dhe do të ndriçojë shtëpinë tuaj të gjashtë që sundon metodat parandaluese për të qenë të shëndetshëm. Shtëpia e gjashtë gjithashtu sundon projektet e punës, ato të përditshmet. Eklipsi do të sjellë një mundësi magjike për ju. Do t’ju ofrohet shansi për të përmirësuar statusin tuaj profesional dhe për të bërë shuma të konsiderueshme parash nga një projekt a pozicion.

Në lidhje me shëndetin, konsideroni javën e 21-31 gushtit, pasi do të sjellë rezultate të sigurta në këtë aspekt. Radhitja perfekte e eklipsit diellor, Uranusit dhe Saturnit do t’ju ndihmojë të gjeni një program që ju pëlqen dhe që do ta ndiqni. Ndonjëherë ndikon vetëm temperamenti dhe metodat e trajnerit tuaj në rezultatet që prisni nga të ushtruarit. Do të ketë një sërë eklipsesh të tjera në shenjën e Luanit vitin që vjen, por ky i këtij viti do të jetë më miqësori që përjetoni, kështu që bëni mirë t’i futeni punës në gusht nëse doni një trup të mirë dhe të shëndetshëm.

Në aspektin romantik, keni Afërditën aty ku ju duhet, në shenjën hyjnore të Gaforres, duke udhëtuar në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë. Kur Afërdita dhe Neptuni t’i dërgojnë sinjale të argjendta njëri tjetrit më 12 gusht, ju do të kaloni mbrëmjen më magjike të këtyre muajve të fundit. Vishni rrobat tuaja të preferuara, sepse kjo natë është juaja.

 

Artikuj të ngjashëm