Horoskopi > Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2017: Shigjetari dhe Bricjapi

Parashikimi i astrologes së njohur për muajin e tetë të vitit.

Susan Miller

Asgjë s'ju bën më të lumtur se sa perspektiva e udhëtimit, kjo eshte dhe arsyeja pse do ta dashuroni këtë muaj. Dy eklipse të mëdha, të dyja miqësore, po drejtohen nga ju. I pari, 7 Gusht, një eklips hënor I plotë, mund tju dërgojë juve një distancë të shkurtër dhe arsyeja e udhëtimit do të jetë dashuria dhe kënaqësia. Ky eklips duket të jetë një nxehje për atë që do të vijë më pas, kështu që ky muaj është plot me mundësi për të udhëtuar dhe për të hapur mendjen që të mësoni në lidhje me një kulturë të rë, historinë e saj, arkitekturën, ushqimet, kostumet, modën dhe më shumë. Do të entuziazmoheni nga fakti se do të jeni larg bazës së zakonshme.

Kjo nuk është mundësia juaj e vetme këtë muaj, por udhëtimi, pa dyshim, është duke ardhur si një temë e fortë. Një nga ditët më të lumtura për të qënë në rrugë do të jetë e enjtja, 10 Gusht, kur dielli dhe Jupiteri i fatit të mirë, planeti juaj mbizotërues,do të jetë i angazhuar, tju sjellë lumturi të pashoqe nga një mik. Do të ishte dita perfekte për të qënë në një udhëtim, ose për të planifikuar një në detaje. Një ditë tjetër pëe të udhëtuar që të lë pa frymë do të vijë gjatë fundjavës së 19-20 Gushtit, gjithashtu në sektorin tuaj të udhëtimeve të largëta, do të marrë sinjale nga Jupiteri bujar, gjithashtu.

Jupiteri dhe Saturni do të angazhohen gjithashtu, në 27 Gusht, një ditë e mirë për tu përgatitur për universitet ose për tu diplomuar nga shkolla ose për të qënë në punë në një projekt të rëndësishëm mediatik. Nësë do të shkoni në universitet, bëni një listë për të gjitha klasat të cilat dëshironi ti merrni dhe shikoni se cilat janë të lira me profesorin që doni tju mësojë. Kjo ditë, 27 Gusht, është një ditë e rrallë, ku të gjitha qëllimet serioze mund të përmbushen dhe të dakordësohen - dhe kjo do ti qëndrojë testit të kohes. Herët në Gusht ju mund që të rishikoni një kontratë për të parë nëse ndryshime të tjera janë vënë në të. Shtëpia e tretë, ku eklipsi do të ndricojë ne Gusht, mbizoteron, përvëc udhëtimeve të shkurtra, marrëveshje të cdo lloji. Nëse firmosja e një kontrate do të jetë në axhendën tuaj, mos e përshpejtoni procesin - ky është një eklips i hënës së plotë, pra ju me shumë mundësi do të jeni në presion për të firmosur dhe të vazhdoni përpara. Rezistojini presionit.

Mërkuri, planeti i sundimit të marrëveshjeve, do të tërhiqet nga 12 Gushti në 5 Shtator, ndërkohë që eklipsi bie shumë pranë fillimit të tërheqjes. Kjo do të thotë që duhet te përmbaheni për ta firmosur dokumentin. Gjatë tërheqjes së Mqërkurit ju mund të keni probleme për të arritur tek VIP-at ose tek avokati juaj. Prisni deri në mes të Shtatorit pëe të firmosur. Lini aq hapësirë nga 5 Shtatori sa të jetë e mundur, ndërkohë që Mërkuri vepron egërsisht në fillim dhe në fund të tërheqjes. Më pëlqen 15 Shtatori si datë për të firmosur. Gjithashtu, nëse doni të blini një mjet elektronik ose një makinë, do tju duhet të prisni deri ne mes të Shatorit pëe rezultate më të mira, ndërkohë që Mërkuri zotëron pjesët lëvizëse të makinës dhe gjithashtu të elementeve teknologjike. Nëse zgjidhni të punoni gjatë gjysmës së parë të Gushtit, do të jeni të zënë dhe mund të keni projekt të rëndësishëm që përfshin publikime ose transmetime për ta përmbyllur.

Eklipsi i dyte i 21 gushtit te Luani do të jetë momenti juaj i artë për të shkëlqyer. Është momenti më i rëndësishëm i muajit dhe për ju, ndoshta i gjithë vitit 2017. Shtëpia juaj e udhëtimeve në distanca të largëta dhe lidhje ndërkombëtare do të ndizet në mënyrë brilante. Nëse udhëtoni, do të jetë një qytet larg në botë, në një vend që se keni parë kurrë dhe gjithmonë keni shpresuar të shkoni. Udhëtimi juaj do tju ndryshojë jetën në termat e një perspektive të re që ky udhëtim do tju japë. Një përparim në lidhje me imigracionin (green card, visa dhe pashaportë) eshte gjithashtu pothuajse i sigurtë që do të vijë pas 21 Gushtit dhe rezultatet do tju kënaqin, pavarësisht frikës suaj për të kundërtën. Dielli dhe Uranusi bashkëveprojnë në mënyrë perfekte, duke siguruar surpriza dhe qejf dhe Saturni, planeti i themeleve afatgjata, sugjeron se ajo që do të kaloni në këtë udhëtim do tju sigurojë ju një gjurmë në mendjen tuaj dhe mund tju japë një ide për llojin e punës që keni lindur për të bërë.

Shtëpia e 9, ku do të ndodhë eklipsi solar i 21 Gushtit, do të hapë derën për një rrugë të re. Ndër pjesët e ndryshme të jetës që kjo shtëpi zotëron duke përfshirë ndjekjet akademike, ju mund të bëheni gati për të zgjedhur një universitet. Nëse po mbroni një temë diplome, është koha e duhur për ta bërë. Shtëpia e 9 është kryesisht intelektuale, ku ne marrim informacionin dhe e japim atë, si e tillë, zotëron studimet universitare, publikimet dhe projektet e transmetimeve.

Astrologët e lashtë drejtësisht ndjenë që udhëtimi ishte një formë e shkëlqyer e edukimit. Marsi është në këtë shtëpi gjithë muajin, kështu që është e lehtë për të parë se këtu është zemra juaj - larg shtëpisë. Është e qartë se ju do ti hidhni pas kapakët e mendjes suaj, kështu që hapni dritaret dhe lëreni diellin të shkëlqejë. Mbajini sytë tek hirozonti dhe hapni krahët, të dashur Shigjetarë. Të gjitha shenjat thonë që ju do të ngriheni në fluturim për të eksploruar një aventurë të re dhe do të jetë një që do ta shijoni dhe nuk do ta harroni kurrë.

Ky do të jetë një muaj në të cilin do të mendoni shumë për paratë, dhe ndryshimet në stilin e jetesës do t’ju nxisin të bëni përmirësime. Një ekslips i plotë i hënës do të ndodhë më 7 gusht dhe do t’ju ndihmojë të finalizoni një negociatë të rëndësishme për pagën, ose nëse jeni të vetëpunësuar, do të përfundoni një projekt që do të rezultojë në më shumë të ardhura. Jupiteri, planeti financiar, gjithashtu dhënësi i fatit dhe dhuratave, do të jetë në një pozicion ideal e do të sigurojë një kompensim bujar. Ngrini zërin, pasi keni mundësinë të merrni ç’meritoni.

Jupiteri është në shtëpinë tuaj të ndereve dhe arritjeve profesionale e prandaj do ta keni më të lehtë të merrni vëmendjen që meritoni nga persona të rëndësishëm. Pozicioni që do të zini këtë vit do t’ju sjellë plot mundësi për të provuar veten si lider në fushën tuaj. Saturni, planeti juaj sundues, do të jetë tepër suportues i eklipsit, prandaj bëni mirë të gjeni një këshilltar financiar që t’ju ndihmojë të bëni para me sy mbyllur.

Eklipset janë shumë të fuqishme dhe kanë forcën e tre hënave të plota në një të vetme. Zakonisht i mbajmë mend për goxha kohë. Eklipset ju nisin të dilni nga përditshmëria dhe nga rrjedha e zgjedhjeve që bëni zakonisht.

Keni përjetuar një set të ngjashëm eklipsesh në 1998-n, pasi eklipset përsëriten në të njëjtin gradim fiks çdo 19 vjet. Kujtohuni ç’ndodhi në 1998-n dhe përpiquni të gjeni në ka një temë që mbizotëron. Kini parasysh, gjithsesi, që planetet e tjerë ishin në të tjera vendndodhje dhe se janë gjithmonë në lëvizje. Sidoqoftë, duhet të krijoni një ide të përgjithshme për çdo të ndodhë këtë vit.

Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 12 gushti në 5 shtator, dhe kjo nuk është një periudhë e mirë për të nisur një punë të re, por nëse keni patjetër nevojë, do t’ju duhet të pranoni pavarësisht planeteve. Ka shanse të jetë një pozicion i pushtetshëm, me influencë dhe para. Problemi me Mërkurin në prapavijë është se puna do të ndryshojë në një kohë të shkurtër dhe jo në një mënyrë që do t’ju pëlqejë. Përpiquni të vononi firmosjen e dokumentave për të paktën 10 ditë pas 5 shtatorit.

Eklipsi i dytë, në 21 gusht, do të jetë më miqësor se ai i 7 gushtit, nëse një gjë e tillë është e mundur. Kjo është një deklaratë shumë optimiste, duke marrë parasysh se eklispi i parë është tejet miqësor. Eklipsi i dytë do të jetë në shenjën e Luanit, në 21 gusht. Sërish, paratë do të jenë objekt bisede, por lloji i parasë që do të diskutoni, do të jetë i ndryshëm. Mund të aplikoni për një kredi, ndihmë financiare, kartë krediti, kapital sipërmarrës, mund të jeni duke diskutuar një komision, interes apo të ardhura nga prona intelektuale. Gjatë eklipsit të 21 gushtit, planetet e vogla do të veprojnë si zana mirëbërëse dhe do të përgatisin një plan që do t’ju ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme.

Do të paraqitet një trekëndësh i artë, duke lidhur dielin dhe hënën e re planetin tuaj sundues, Saturnin, duke ju sjellë stabilitet dhe siguri, me Uranusin, planetin e surprizave në shtëpinë e familjes. Pozicioni i Saturnit tregon fat në lidhje me pronat e patundshme, prandaj nëse doni të shisni shtëpinë, të blini, të renovoni apo të lyeni, mund t’i gjeni paratë për ta bërë. Për të qenë të qartë, aksesi tek paratë nuk do të jetë i limituar vetëm në lidhje me pronat e patundshme. Shtëpia e tetë është ajo pjesë e grafikut që merret me paratë dhe nevojat, për të bërë një ëndërr realitet. Kjo shtëpi është e ndriçuar momentalisht dhe është e qartë se nëse aplikoni për fondet e nevojshme, ajo që dëshironi mund të realizohet lehtë.

Dashuria do të sprapset këtë muaj, pasi universi është duke u marrë me paratë. Gjeni fondet për ëndrrën tuaj dhe gjithë të tjerat do të rregullohen vetë në muajt që vijnë.

Artikuj të ngjashëm

. .