Horoskopi > Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2017: Peshorja dhe Akrepi

Parashikimi i astrologes së njohur për muajin e tetë të vitit.

Susan Miller

Ky muaj do të jetë i lavdishëm për ju. Do të ndodhin dy eklipse dhe të dy janë shumë miqsorë ndaj diellit në shenjën tuaj. Nuk do të jeni të fokusuar në punën tuaj, sepse këta eklipse do të nxjerrin në pah lozonjarin brenda jush.

I pari, eklipsi i plotë i hënës në shenjën e Ujorit, do të ndodhë më 7 gusht dhe do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë. Nëse jeni beqarë, mund të takoni dashurinë tuaj të vërtetë, me shumë mundësi në një festë, barbekju ose një mbledhje miqësore. Gjithçka nis me një sjellje optimiste dhe shpirt bujar. Nuk duhet të mbani me vete një listë me gjithë kriteret që duhet të plotësojë partneri juaj i ardhshëm. Jini të hapur ndaj mundësive dhe do të habiteni.

Nëse keni ditëlindjen para 7 tetorit, do të bëni dyfish qejf. Nëse jeni në një lidhje serioze, eklipsi hënor do të kristalizojë ndjenjat në marrëdhënien tuaj dhe do të keni mundësinë të bëni plane bashkë, të bashkëjetoni, të fejoheni apo martoheni. Ose nëse ndiheni sikur s’përshtateni, thjesht do të gjeni guximin të ndaheni.

Nëse keni fëmijë, njëri prej tyre do t’ju japë lajme të mira dhe do t’ju bëjë krenarë,  që ka shumë shanse të jetë fëmija i parë. Një eklips në shenjën e Ujorit, gjithmonë nxjerr në pah Uranusin, planetin tuaj sundues. Uranusi, në këtë rast, do t’ju sjellë një surprizë dhe në të njëjtën kohë do të jetë në kontakt me Saturnin, planetin e fitimeve afatgjata.

Jupiteri është në shenjën tuaj, duke e bërë 2017-n një ndër vitet më të mira për të rënë në dashuri, pasi planeti do të jetë duke u kujdesur për ju gjatë eklipsit. Jeni duke mbjellur farat e të ardhmes tuaj emocionale dhe po nisni jnë cikël që do t’ju çojë para për gjithë dekadën që vjen, e ndoshta më shumë. Nëse e keni gjetur tashmë gjysmën tuaj dhe keni rënë në dashuri, ky eklips do të mundësojë që ju të forconi lidhjen tuaj.

Një mik do të jetë në fokusin e vëmendjes tuaj gjatë eklipsit të dytë në shenjën e Luanit më 21 gusht, për të ndriçuar shtëpinë tuaj të miqësisë. Një eklips diellor që do t’ju çojë në një drejtim të ri, pasi Uranusi është i përfshirë në një mënyrë shumë suportuese. Java do të jetë e mbushur me gëzime të vogla. Mund të njihni një mik të ri, i cili do të bëhet shumë i veçantë për ju.  Ose mund të planifikoni pushime me një mik të vjetër, diçka që keni dashur gjithmonë ta bëni.

Një alternativë tjetër është mundësia për t’u përfshirë në një bamirësi, projekt komunitar ose organizatë politike, për të marrë një rol kryesor dhe surprizuar veten me ç’jeni të aftë të bëni. Kjo mund të ndodhë brenda gjashtë muajve. Sepse bëhet fjalë për një eklips, veprimet që bëni gjatë kësaj periudhe duhet të kenë kuptimt të veçantë.

Në po këtë shtëpi, në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë, gjithashtu varen shpresat dhe dëshirat tuaja. Kështu që menjëherë pas 21 gushtit dhe javëve që e pasojnë, mund të vini re se diçka që keni dashur me kohë ta realizoni të bëhet e mundur para syve tuaj.

Gjatë gjithë muajit, do të jeni të rrethuar nga shumë njerëz sepse mund të shkoni në një event atletik, në një festë madhështore ditëlindjeje, dasmë ose në një event të ngjashëm. Do të mundoheni të jeni sa më miqësorë, duke mos u treguar të mbyllur. Jini të hapur ndaj njohjes së njerëzve të rinj.

Marsi, planeti i energjisë, do të jetë në shtëpinë tuaj të miqësisë dhe dërgon një rreze perfekte drejt Jupiterit, planetit të fatit të mirë, gjatë fundjavës së 19 – 20 gushtit. Marsi dhe Jupiteri do të jenë në linjë perfekte dhe kjo është fundjava për të festuar, për të organizuar një festë apo për të shkuar tek një. Mblidhni miqtë dhe bëni qejf. Mbajeni mend, 19 – 20 gusht.

Nëse jeni të martuar ose në një marrëdhënie serioze, partneri juaj do të jetë mbështetëse dhe i dashur në lidhje me miqtë tuaj. Pa dyshim, ky është muaji shoqëror, kur gjithë rutinat hiqen qafe dhe mund t’ju dorëzoheni tërësisht dashurisë.

Mënyra më dramatike se si funksionon universi për të tërhequr vëmendjen tuaj dhe nxitur ndryshimështë që të dërgojë eklipse. Ato gjithmonë vijnë në çifte, si hëna e plotë e quajtur eklips hënor dhe hëna e re e quajtur eklips diellor. Ne kemi 4 eklipse në një vit dhe ato vijnë në çifte cdo 6 muaj. Në gusht do të kemi 2, duke garantuar se ndryshime të caktuara janë rrugës për në shtëpinë ose karrierën tuaj. Nëse nuk keni udhëtuar në korrik, që do të ishte koha ideale për ta bërë, ju mund të doni të prisni për të marrë pushimet vonë në shtator ose tetor.

Shumë do të ndodhin në jetën tuaj këtë muaj, kështu që ju do të doni të jeni në shtëpi që të monitoroni këto ndryshime dhe të ngrini zërin për të thënë opinionin tuaj. E para do të jetë eklipsi hënor i hënës së plotë në 7 Gusht në shtëpinë tuaj të katërt, duke sjellë pyetje të rëndësishme në lidhje me përmbushjen familjare. Ju mund të lëvizni në një adresë të re, në qytetin tuaj ose në vend fqinj, të mbyllni një shtëpi, të shisni një shtëpi, të merrni me qira një shtëpi pushimi, të finalizoni dekorin, të rimodeloni hapësirën e bodrumit ose të bëni një sërë rregullimesh strukturale. Ose, mund të lyeni apartamentin, ose të shtoni një ose dy pjesë mobiljesh të reja. Lista e mundësive është thuajse e pafundme.

Mesa duket fokusi juaj do të jetë në një projekt për të cilin keni menduar dhe ndoshta jeni përfshirë dhe mund të ketë filluar aq para sa Shkurti i kaluar. Tani në këtë muaj ose në Shtator, projekti juaj do të finalizohet. Elementët që e bëjnë këtë eklips të 7 Gushtit kaq të vecantë do të jenë rreze miqësore nga Jupiteri, dhënës i dhuratave dhe fatit, duke sugjeruar që ju do të keni ndihmë konfidenciale prapa-skenave dhe që ju do të keni mundësi që të nxirrni përfitime nga veprimet tuaja të lidhura me shtëpinë, ose tani ose në kohë. (Saturni gjithashtu është në kënd matematikor të mirë që do të krojojë një ndjenjë të sigurtë rehatie. Mund tju kërkohet të firmosni dokumenta, por mbani në mendje që Mërkuri do të tërhiqet nga 12 Gushti në 5 Shtator, pra planifikoni të finalizoni gjërat muajin tjetër. Ju sugjeroj të firmosni në 15 Shtator nëse mund të prisni. Nëse nuk mundtë prisni, atëherë vazhdoni para, por do të jenë klauzola në kontrata që ju nuk parashikoni që do të vijnë tju kafshojnë juve më vonë. Jepjani avokatit tuaj që ti adresohet.

Eklipsi i dytë, 21 Gusht, do të jetë goxha emocionues, për të do të jetë një eklips diellor i hënës së re që do të ndricojë shtëpinë tuaj të 10 te nderit, cmimeve dhe arritjeve. Është pjesa e listës suaj që drejton vëmendjen tuaj tek aftësi profesionale, arritje dhe status. Ky eklips solar do tju hapë dyer që kanë qënë më parë të mbyllura dhe ju do tju vijë një dorë ndihmë nga një VIP. Kaq shumë sa keni bërë, gjatë viteve, tani do të shpërblehen. Marsi, planeti juaj mbizotërues, po i bashkohet energjisë së këtij eklipsi, duke sinjalizuar Jupiterin e perfitimeve dhe Marsi do të bashkojë diellin dhe hënën. Kjo është shumë domethënëse, për Marsin që të veprojë si një rraketë për suksesin tuaj, duke vënë në dukjë aftësitë tuaja dhe duke zgjeruar reputacionin tuaj të mirë. Perspektiva për karrierën tuaj është thjeshtë fantastike.

Saturni, në shtëpinë e rë ardhurave të përfituara, do të arrijë për Uranusin, planetin e krijimeve dhe surprizave, duke sugjeruar që ju do të bëni para nga qasjet tuaja origjinale krijuese që ju keni marrë vazhdimisht në detyrën që ju është caktuar. Saturni dhe Uranusi, do të krijojne një trekëndësh të artë me Diellin dhe eklipsin solar, bashkë me Marsin - kjo është e jashtëzakonshme. Ky eklips solar do të bjerë në majë të horoskopit tuaj, i vendosur në shtëpinë e 10 që astrologët e lashtë e quajnë shtëpia e dinjitetit. Pozicioni i Diellit është i rëndësishëm në cdo eklips solar. Pozicioni i diellit tregon ku do të shkëlqeni dhe këtë muaj do të ndodhë në karrierën tuaj. Rrallë keni pasur një perspektivë kaq të fortë profesionale për të bërë emër për veten tuaj sic po bëni tani.

Në dashuri, Venusi tek Gaforrja ju ben ju mollen e syrit te Venusit nga fillimi I muajit deri ne 24 Gusht. Edhe pse nuk do te keni kohe per pushime, planifikoni nje fundjave me diell anes detit – E dua Gushtin 19-20. Nuk do te keni mundesi qe te ikni per shume gjate, por te qenit ne nje fshat te bukur peshkimi ose anes detit per te degjuar dallget sesi perplasen ne breg do te jete hileja qe do tju beje shume te lumtur dhe do tju sjelle ne shtepi te rifreskuar.

Artikuj të ngjashëm

. .