Moda > Anabel Picks

Harrojini choker-ët: Aksesorin më në zë e keni dhe s’po e përdorni!

Stilet dhe trendet e momentit të aksesorit që e kanë të gjithë.

Vëthët zyrtarisht zënë vendin e parë si aksesori më i përdorur gjatë gjithë 2017-s. Të trashë, të mëdhenj në formë rrathësh dhe xhufka shumëngjyrëshe, tek të vegjël si pika uji. Këta janë vëthët më në zë të momentit, që lanë pas choker-at, e çdo aksesor tjetër.

Vëthë rrathë
Sa më të mëdhenj, aq më mirë. Rrathët janë në fronin e gjithë vëthëve të listës, pasi i kanë përdorur të gjithë, nga Selena Gomez dhe JLo, tek Hailey Baldwin.
Xhufkat
Në të gjitha ngjyrat, format dhe materialet, vëthët xhufkë vërtetojnë se janë shik dhe mbeten në modë.
Vëthët shandan
I kemi vënë re në disa sfilata të vjeshtës së 2017-s dhe këta vëthë që prekin shpatullat gjithë klas janë duke u rikthyer fuqishëm në stilin e njerëzve normalë.
Pas veshit
Një klasik që nuk del kurrë nga moda, janë vëthët pas veshit. Qofshin prej ari dhe delikatë, ose diamantë, me këta vëthë nuk mund të gaboni.
Vargje
Vargjet e veshëve ishin të preferuarit e të gjithëve përpara disa vitesh dhe ka ardhur koha të bëjnë rikthimin e tyre. Tani i shohim në modele më elegante e të pangarkuara, si puna e këtyre nga Sara Sampaio.
Gjeometrikë
Nuk ka nevojë të themi shumë për një tjetër klasik si puna e këtyre. Vëthët gjeometrike i shtojnë dramë, por edhe seriozitet çdo look-u të mundshëm.
Ndryshe për ndryshe
Një vëth ndryshe, një ndryshe, ishte kryefjala e një sërë sfilatash, duke përfshirë Marni-n në foto. Këta vëthë e bëjnë pamjen tuaj të duket e papritur, e freskët dhe unike.
Linearë dhe të gjatë
Stili i përjetshëm i vëthëve është rigjeneruar këtë vit me stile të modernizuara, gjatësi të ndryshme dhe materiale të veçanta.

Artikuj të ngjashëm

. .