Dashuri dhe seks > Dating

As gjoksin dhe as këmbët: Ja çfarë vlerësojnë burrat tek partneret e tyre

S'mund të ishte ndryshe!

 

Glamour epitomized! Amal in a @giambattistavalli couture dress and George in a classic @Armani. Perfection!

A post shared by @amalandgeorge on

Burrat vlersojnë tek gratë inteligjencën më shumë se sa gjoksin e madh apo këmbët e gjata. Të paktën kështu thotë një studim i bërë së fundmi në Cambridge. Nga testimet e kryera, rezultoi se kur djemtë mendonin për vajzën që do ta donin si partneren e një jete dhe nënën e fëmijëve të tyre, gjëja e parë që vlersonin ishte inteligjenca.

Profesorë të ndryshëm nga Universiteti i Cambridge u shprehën se zgjuarësia dhe intuita ishte cilësia që tërhiqte më shumë burrat sepse tregonte se partnerja që kishin zgjedhur do të ishte një prind i aftë në të ardhmen.

Ajo gjithashtu tregon se një grua e tillë është rritur në një familje të shëndetshme dhe ka patur një fëmijëri të mirë. Kjo shpjegon fare mirë pse George Clooney përfundoi duke marrë për gruan e tij avokaten e njohur të të drejtave të njeriut, Amal-in.

“Gjoksi i madh nuk ka rëndësi dhe as këmbët e gjata. Ajo ç’ka kërkojnë ata është inteligjenca. Ajo iu transmeton siguri dhe i tërheq, duke treguar se të tilla vajza do të jenë nëna plotësisht të përgjegjshme.”- u shprehën ata.

Burrat janë gjithashtu të dhënë pas simetrisë fizike dhe asaj të fytyrës, pasi diçka e tillë i transmeton gjene të qëndrueshme. Studimet kanë treguar gjithashtu se djemtë që janë rreth 5 vjet më të rinj se partneret e tyre janë shumë më të suksesshëm se të tjerët.

Burimi: The Telegraph

Artikuj të ngjashëm

. .