Metropolitan > High Tech

Ç'kanë bërë kështu: Ja si duket Samsung Galaxy Note 8 dhe ç'ka ndryshuar

Ama, fansat janë zhgënjyer me një karakteristikë të celularit.

Para pak ditësh, një ndër emrat më në zë të biznesit të celularëve, Evan Blass, bëri publike fotot e modelit të ri nga Samsung, Galaxy Note 8-n. Celulari paraqitet nga të gjitha këndet dhe dizenjuesit kanë zgjedhur diçka të pangarkuar, pa shumë butona e sipërfaqe të ngritura. Note 8-a do të ketë një kamera të dyfishtë, si rivali i tij iPhone 8-a.

Ama, fansat janë zhgënjyer me një karakteristikë të celularit. Samsung nuk mundi ta integrojë identifikuesin e shenjës së gishtit në ekran dhe vendosi të mos e lërë në butonin e mëparshëm. Kështu, sensori do të vendoset në pjesën e pasme të ekranit, përbri kamerës së dyfishtë. Një vendndodhje e tillë është problematike, pasi në tentativë për të çkyçur telefonin, mund të bëhet me shenja lentrja e kamerës.

Galaxy Note 8-a del në treg në fund të muajit me një dizajn elegant, në të zezë dhe të artë, me një ekran gjigand prej 6.3 inçësh dhe një kamere mbresëlënëse.

Artikuj të ngjashëm

. .