Metropolitan > Shkencë

Më në fund shkenca foli mirë për ne të fiksuarit e rrjeteve sociale!

Paska shpresë.

Injorojini paralajmërimet, sepse kalimi i kohës në rrjete sociale mund të jetë në favorin tuaj. Një studim i kohëve të fundit na ka bërë të gjithëve një nder dhe ka zbuluar lidhjen mes përdorimit të rrjeteve sociale dhe nivelit të gjuhës.

Ivan Smirnov nga Moska ka studiuar postimet në rrjete sociale të rreth 1 milion njerëzve në 9 vitet e fundit. Pasi analizoi gjatësinë e fjalëve, ai mundi të zbulojë se njerëzit që prej vitesh përdornin rrjete sociale, fillonin të përdornin gjuhë më komplekse.

Në përgjithësi, kompleksiteti i gjuhës së përdorur në postimet në rrjete sociale po rritet vazhdimisht. Në studim thuhet se 15-vjeçarët e 2016-ës kanë publikuar postime më komplekse se përdoruesit e të gjitha moshave në 2008-ën.

Në fund të studimit thuhej se ‘rrjetet sociale nuk çojnë drejt degradimit të gjuhës’, në fakt përdoruesit po e përmirësojnë gjuhën e përdorur për të prodhuar tekste më të sofistikuara se në vitet e mëparshme.

Burimi: The Independent

Artikuj të ngjashëm