Beauty > Flokët

Lamtumirë bojë tradicionale! Mënyra e re zgjat më shumë e kushton më pak.

Si fillim kam diçka për t’ju thënë gjithë vajzave që ankohen se po ju del rrënja e flokëve dhe nuk i shikojnë dot flokët në atë gjëndje. Po, është shumë e bezdisshme të lyesh flokët çdo muaj, por e dini çfarë është më e bezdisshme? Të thinjesh që në moshën 26 vjeçare dhe të duash t’i lyesh flokët çdo javë, që të mos dukesh si një vajzë e re që i ka vjedhur paruken një nëne të moshuar. Kjo jam unë, që nuk i lyeja flokët as në adoleshencë as në rini, sepse i adhuroja ashtu të gjatë dhe ngjyrë lajthie. Mbi të gjitha dhe po të doja nuk e imagjinoja dot, e kam lëkurën aq të ndjeshme, sa dhe parfumi më krijon irritime.Të them të drejtën, thinjat kishin filluar të shfaqeshin, por nuk e vrisja shumë mëndjen, deri kur isha 26 vjeç duke shkuar 27, atë vit, thinjat u shumuan në një mënyrë të tmerrshme dhe më pushtoi paniku.

Mjekët më thanë se ishte gjenetike, por unë nuk njihja askënd në familje me flokë të bardha, përveç gjyshit që ishtë 73 vjeç. Si përfundim nuk ka ndonjë mënyrë për t’i luftuar flokët e bardhë, përveç mbulimit me bojë. Imagjinojeni vetë tmerrin tim, në sallonet e bukurisë, me skalpin që më digjte sikur ferri kishte zbritur mbi kokën time, çdo 3 javë. 3 javë ishte maksimumi që mund të kaloja me flokë të palyer, sepse javën e katërt, merrja statusin gjyshe. Më përpara, kur i lyeja çdo dy javë amoniaku i bojës, më shaktonte probleme serioze, jo vetëm në rrënjë por edhe në fytyrë. Kështu që e shtyja me lloj lloj produktesh, ndonjëherë lyeja rrënjën me pluhur sysh, ndonjëherë vija kapele, derisa vinte dita e bekuar dhe e mallkuar kur do të lyeja flokët. Me e keqja ishte se duke u përpjekur t’i mbuloj thinjat sa më gjatë, që boja të mos shpëlahej, përfundova duke i lyer flokët të zeza. Pra mund të themi se unë kisha provuar çdo gjë dhe smund të ankohem, fitova diçka nga kjo, kisha një gjë për të biseduar me çdo grua mbi 50 vjeç.

Në kërkimin tim të pandalur për një produkt të ri, në një farmaci zbulova një bojë me emrin Phytocolor Sensitive. Farmacistja më tregoi se kjo bojë ishtë krijuar për lëkurë të ndjeshme dhe për mbulim të mirë të flokut nga thinjat. Ajo më tregoi se është boja e preferuar e grave shtatzënë sepse nuk përmban asnjë element irritues apo alergjizues si amoniaku apo resonrcinol, pasi janë këto elemente që krijojnë probleme dhe jo pigmentet ngjyruese. Por këtë bojë e zgjidhnin dhe shumë vajza ose gra sepse, jo vetëm që nuk të dëmtonte, por dhe i ushqente floket dhe ngjyrat kanë reflekse shumë natyrale, pasi për çdo ngjyrë përzihen 7 pigmente.

Të them të drejtën isha skeptike, por isha aq e dëshpëruar sa do më ngelte peng po të mos e provoja. Duke qënë se ishte kaq e butë si formulë, i leva flokët vetë në shtëpi. Jo vetëm që nuk pata asnjë lloj irritimi, por sapo i shpërlava pashë që thinjat ishin mbuluar në mënyrë perfekte, dhe flokët kishin një ngjyrë mahnitëse. Dukeshin kaq natyralë dhe të butë, kjo falë epalinës, majit Monoi, vajit Jojoba  dhe ekstrakteve nga lëvorja e Jujubës.

Me kalimin e 3 javëve, rrënja ime po dilte, por gjatësia e flokut tim dukej gjithsesi perfekte dhe pa asnjë thinjë. Tani mund ti lyej flokët sa shpesh të dua, vetë, pa harxhimin e tepërt te parukierja, pa dhimbje dhe irritime.  Flokët e mi nuk kanë qënë kaq të butë që para se të filloja ti lyeja dhe meqë ra fjala aty, tani jam kthyer në ngjyrën time natyrale, nuk ka më nevojë t’i lyej të errëta sepse boja mban gjithsesi. Falë Phytocolor Sensitive jeta ime ka ndryshuar rrënjësisht, nuk kam nevojë ti planifikoj takimet te parukierja që 2 javë para, nuk më zë paniku sa herë më del në event i papritur dhe nuk shqetësohem më fare për flokët e mi. Në fund te fundit, çdo të ndodhë, Phytocolor është aty, në sirtarin e parë të komodinës, gati për të më ndihmuar. E nëse nuk kam më në shtëpi, e gjej në çdo farmaci.

Artikuj të ngjashëm

. .