Moda > Anabel Picks

Koha është para! Anabel zbulon sa ju kushton një ore VIP-ave.

Jemi mësuar të ndjekim jetët e tyre nga ekrani, e ndërkohë të vrasim mendjen: ”Ore, sa lekë paskan dhe këta.” Pushime luksoze, makina të shtrenjta, por gjithmonë na ka shpëtuar një detaj, ai detaj që i ndihmon t’I përshtaten me përpikmëri axhendave të tyre të ngjeshura. ‘Koha është para’, thotë një shprehje angleze dhe orët që këta njerëz mbajnë tregojnë më së miri sa të çmuar e kanë kohën. Ndiqni galerinë me foto për të parë cilat janë orët e preferuara të Vipave të huaj dhe shqiptarë.

Megan Fox zgjedh të mbajë këtë orë nga Lotus. Një model i cili mund të vishet përditë, me detaje ari të kuq, gurë zirkoni dhe rrip qeramike, të cilin e gjeni eksluzivisht në Verde Watches për çmimin 99 €.

Aktorja e famshme, Kate Winslet, e cila ka qenë një ikonë elegance që në kohën kur luajti në filmin Titanik, zgjedh të mbajë në dore këtë orë të sofistikuar dhe femërore nga Longines. E gjeni në Verde Watches me çmimin 1890 €.

Blogerja Chiara Ferragni, një nga fashionistat më të famshme të momentit preferon një zgjedhje më të thjeshtë dhe minimaliste nga Calvin Klein. E gjeni në Verde Watches me çmimin 290 €.

Blogerja shqiptare, Irena Kita, njihet jo vetëm për pasionin e saj në modë dhe ligj por edhe për sportin  e kujdesin për veten. Ajo ka zgjedhur këtë orë Gshock, e cila është perfekte për të apasionuarit pas aktivitetit fizik, me funksionet shtesë që ka. Kjo orë kushton 244 € dhe e gjeninë Tiranë, në dyqanet Verde Watches.

Këngëtari Kanye West bën një zgjedhje të ngjashme nga Gshock. Si gjithmonë me karakterin e tij të çmendur, ai zgjedh një ngjyrë rozë të ndezur, duke treguar se edhe burrat mund ta mbajnë këtë ngjyrë nëse guxojnë. Çmimet fillojnë nga 118 €.

Ermal Mamaqi, si gjithmonë me humor, sfidon miqte e tij, Noizy dhe Blerim Destani, me nje zgjedhje nga Festina ne Verde Watches! Kjo orë e bukur që bie në sy i ka kushtuar vetëm 229 €!

Aktorja ikonë Audrey Hepburn, ishte e dashuruar me orën Longines Dolce Vita. Mund ta bëni tuajin këtë orë klasike dhe të rafinuar, me zbukurime diamante, vetëm në dyqanet Verde Watches, me çmimin…duke filluar nga 1000 €.

Aktori Gerard Butler mban në dorë këtë orë Festina, sportive dhe me një ngjyrë që bie në sy kur e vendos në dorë. Çmimi i saj ështe 179 € dhe e gjeni në Verde Watches. Koleksion i ri!

 

Blogerja shqiptare Anxhelina,e cila drejton blogun Angelinas Lookbook, ka zgjedhur këtë orë nga Just Cavalli, e cila duket një zgjedhje perfekte për sezonin e verës. Kushton 179 € dhe e gjeni në Verde Watches.

Michelle Hunziger , showgirl-i Italian, zgjedh kete orë nga morellato e cila shkon më së miri me karakterin e saj vajzëror. Kjo orë kushton 129 € Verde Watches.

Jessie J zgjedh këtë orë me model vintage nga Casio. Ky model praktikisht nuk del kurrë nga moda. E gjeni në Verde Watches për 59 €.

Blogerja Estela Ujka ka zgjedhur mban në dorë këtë model fantastic nga Just Cavalli,me fushën me lëkurë gjarpri. Kjo orë kushton 230 €Verde Watches.

George Clooney, një nga meshkujt më seksi të Hollywood, zgjedh të mbajë në dorë një orë casio të zezë, sa klasike dhe sportive. Kjo zgjedhje I ka kushtuar 118 € Ju mund ta gjeni lehtësisht në Verde Watches.

Ylli i muzikës pop, Britney Spears zgjedh këtë orë nga Gshock, me vlerë 159 € Ngjyra e  kuqe tërheq gjithë vëmëndjen në dorën e saj.

 

Luana Vjollca, me anë të një postimi në instagram, na  tregon se ka zgjedhur këtë orë nga Versace, duke filluar nga 700€ në Verde Watches. Një orë shume 'classy', siç e përshkruan dhe vetë Luana. 

  

 

Artikuj të ngjashëm