Beauty > Make-Up

Huda Kattan zë be e rrufe që ky produkt ju duhet patjetër për grim perfekt

Kur ajo flet, ne dëgjojmë. Në një postim në blogun e saj, Huda flet për të vetmin produkt, pa të cilin nuk bën dot grimin e saj.

Huda Kattan është një ndër grimieret më me emër në botën e makeup-it momentalisht. Kur ajo flet, ne dëgjojmë. Në një postim në blogun e saj, Huda flet për të vetmin produkt, pa të cilin nuk bën dot grimin e saj.

Kunja veshësh! Ajo thotë se kunjat e veshëve janë mjeti ideal për të përsosur grimin tuaj sepse janë të vogla. Nëse keni një puçër, mund të përdorni një kunjë veshësh për ta mbuluar me korrektor. Në këtë mënyrë, nuk do të përhapni baktere të tjera në fytyrë, duke përdorur furça dhe do të bëni një punë më të mirë në perfeksionimin e lëkurës.

Së dyti, mund ta njomni në ujë termal ose hidratues dhe ta përdorni kunjën për të zbehur penelin në vijën e poshtme të qerpikëve. Grimi i syrit do të duket më i plotë dhe i arrirë.

Gjithashtu, kunjat e veshëve mund t’i përdorni edhe në duar. Kur lyeni thonjtë me manikyr, shpeshherë dora juaj dominante, ngjan sikur e thjesht e keni zhytur në shishe. Mund të korrigjoni gabimet lehtë fare me ndihmën e një kunje veshësh të njomur me açeton.

Artikuj të ngjashëm