Metropolitan > High Tech

iPhone 8 përfundimisht duket kështu: Brenda dhe jashtë celularit më në zë

Një gjë dihet me siguri: Apple ka ndërmend të nxjerrë në treg modelin më mbresëlënës të iPhone-it për të festuar përvjetorin e dhjetë të kompanisë.

Fjalët dhe aludimet rreth iPhone 8-s nuk kanë të mbaruar, ama një gjë dihet me siguri: Apple ka ndërmend të nxjerrë në treg modelin më mbresëlënës të iPhone-it për të festuar përvjetorin e dhjetë të kompanisë. Burime ekskluzive nga Forbes konfirmojnë ç’do të tregëtojë kompania.

iPhone i ri do të jetë i çliruar tërësisht nga gjithë çimkat që i kanë bërë paraardhësit e tij të duken të rënduar e ngarkuar.  Një ekran i zgjatur dhe i zmadhuar prej 5.8 inçësh do të ketë një hapësirë në krye për t’i lënë vend kamerës së parme dhe sensorëve. Njoftimet në iOS 11 do të duken kështu.

Gjithashtu, Apple do të zëvendësojë kamerën e tanishme, me një kamera vertikale, e cila do të jetë më efektive pasi celulari pretendohet të mbahet horizontalisht gjatë shkrepjes së fotove.

Porta e kufjeve nuk do të rikthehet dhe butoni i Touch ID do të zhduket. Identifikimi i shenjës së gishtit do të integrohet në ekran. Ose Apple do të ndjekë hapat e Sony-t dhe do ta integrojë tek butoni i kyçjes.

Artikuj të ngjashëm