Metropolitan > Shkencë

Mos e fajësoni më veten: Nëse e doni kafenë, duhet t’ju marrin shembull!

Po bëni gjë me mend.

Konsumi i madh i kafesë rrit jetëgjatësinë. Në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit që vjen pas shekujsh të tërë debatesh rreth rëndësisë së kafesë.

Studimi, i cilësuar më i madhi në llojin e tij, përfshinte më shumë se 520 mijë njerëz në 10 vende europiane dhe zbuloi se pirja e 2-4 filxhanëve kafe në ditë ulnin vdekshmërinë, pavarësisht racës. Njerëzit që pijnë kafe kanë 18% më pak shanse për të vdekur krahasuar me ata që nuk e konsumojnë.

Pavarësisht stilit të jetesës dhe regjimit ushqimor, të gjithë reagonin njësoj ndaj konsumit të kafesë. Kjo sepse kafja ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit, problemeve me frymëmarrjen dhe ato të qarkullimit të gjakut, duke sjellë rrjedhimisht jetëgjatësi më të lartë.

Burimi: CNN

Artikuj të ngjashëm