Shëndeti > Shendeti i Gruas

Trashësia ose hollësia: Ç’po përpiqen t’ju thonë periodat tuaja

Edhe nëse keni vite që menstruoni, mund t’ju lindin pyetje për gjakun e periodave. Sidomos për dendësinë, sepse shpeshherë, gjaku i periodave nuk ka të njëjtën dendësi nga muaji në muaj.

Gjaku i periodave është ndryshe nga pjesa tjetër e gjakut sepse nuk mpikset. Nëse do mpiksej nuk do rridhte, është logjike. Gjinekologia Jennifer Ashton thotë se mënyra më e mirë për të përshkruar trashësinë e gjakut është diçka përmidis ketchup-it dhe një lëngu frutash. Sigurisht që nuk ndodh gjithmonë kështu. Ja ç’po përpiqen t’ju thonë periodat me anë të trashësisë ose hollësisë.

I trashë dhe me copa

I ndodh çdo gruaje të shohë copa gjaku të paktën një herë në jetë. Nëse janë më të vogla se një monedhë, nuk është problem. “Por sa më të mëdha të jenë copat e gjakut, aq më domethënëse janë. Nuk është normale,” thotë Ashton. Copat e mëdha të gjakut mund të jenë shenjë e një problemi hormonal ose një kisti jo – kanceroz që po zmadhohet brenda mureve uterine, i cili quhet një fibroid uterin. Rreth 70% e grave kanë kiste të tilla që mund të rezultojnë në probleme me shtatzënin dhe dhimbje, por në shumicën e rasteve nuk kanë pasoja madhore.

I hollë dhe ujor

Edhe pse shumica e grave kanë perioda më të lehta dhe të holla, kjo lloj dendësie mund të jetë sinjalizim për diçka që nuk shkon. “Zakonisht, nëse shihni gjak të ujshëm, çfarëdo lloj ngjyre qoftë, mund të jetë si rrjedhim i një tumori ovarian ose fallopian,” thotë Ashton, duke shtuar se është vështirë të dallohet pa një kontroll mjekësor të përshtatshëm.

I rrëshkitshëm dhe me mukozë

Nëse vini re që periodat tuaja janë më të rrëshkitshme se zakonisht, do të thotë se është miksuar me mukozë cervikale. Në kanalin që të çon në mitër, ndodhen qeliza që prodhojnë mukozë, i cili mbron dhe orienton spermën drejt vezës. Mukoza mund të trashet nga kontraceptivët hormonalë, por sidoqoftë, nuk përbën problem nëse miksohet me gjakun e periodave.

Sidoqoftë, ju e njihni trupin tuaj më mirë se çdokush. Nëse ju duket sikur diçka nuk shkon, vizitohuni tek një specialist.

Artikuj të ngjashëm