Dashuri dhe seks > Ndarja

A janë mirë këta që mbajnë shoqëri me ish-in? Më në fund një përgjigje

E keni parasysh pyetjen: “Ç’lloj i sëmuri mban shoqëri me ish-in?” Epo një studim na ka lexuar mendjen dhe ka gjetur përgjigjen.

Justin Mogilski dhe Lisa Welling, studiues nga Universiteti i Oakland, vendosën të kërkojnë nëse ka ndonjë lidhje mes “trajtave negative të personalitetit,” si narcisizmi, dualiteti, psikopatia, dhe marrëdhënies me ish të dashurit. Studime të mëhershme vërtetuan se njerëzit me të tilla trajta i zgjidhnin shokët për arsye strategjke dhe preferonin marrëdhënie afatshkurtra, kërkuesit ishin kuriozë nëse këto përfundime vlenin edhe për ish të dashurit.

Ata i kërkuan 860 njerëzve të listonin arsyet pas marrëdhënies me ishin. Më pas iu pyetën pyetje serioze për të përcaktuar nëse kishin ndonjë apo të gjitha nga trajtat e quajtura negative.

Për jo dhe aq çudi, u gjet se personat me trajta negative personaliteti kanë më shumë shanse për të mbajtur shoqëri me ishat sesa personat e tjerë. Iu qëndrojnë afër për arsye praktikaliteti dhe seksuale.

Dr. Tony Ferretti, ekspert i narcisizmit, bie dakort me gjetjet e studimit dhe thotë se njerëzit me të tilla trajta personaliteti janë të interesuar në mënyrën se si një marrëdhënie mund t’u shërbejë atyre. Pra, u qëndrojnë afër ish të dashurve sepse janë burime të vyera. “Gjithashtu këta persona kanë informacion për pikat e dobëta të ishave dhe dinë t’i përdorin dhe manipulojnë, duke iu dhënë vetes një sens kontrolli,” tha ai.

Mendoni për këtë herën tjetër që ishi ju thotë le të bëhemi shokë.

Artikuj të ngjashëm

. .